Zonë e lirë në Parlament. Insinuata për takime me serbë, krushqi dhe patriotë dylekësh

Përballja e sotme parlamentare, mes thuajse të gjithëve nga mazhoranca dhe vetëm njërit, ish- kryeministrit Sali Berisha nga opozita ka devijuar edhe në akuza për mungesë patriotizmi. Flirtimi me serbët, ky burim i vjetër tradhtie duket se vazhdon të shërbejë si parametër ndershmërie kombëtare. Dhe në këtë “duel” të sotshëm, Berisha duket se nuk ka dalë mirë. Po për çfarë ka qenë debati? Për thuajse asgjë, pasi ai është zhvilluar në minutazhin e diskutimeve jashtë rendit të ditës, ku me gjasë mund të flasësh për çdo gjë. Duke folur, Berisha ka përmendur edhe takimin që ministri Erjon Veliaj ka patur ”me një futbollist serb, që lëshonte vrer kundër shqiptarëve”. Në parantezë, meqë jemi në çështje takimesh, kjo akuzë ndaj Veliajt të kujton atë akuzën e vjetër që i bëhej Fatos Nanos se në takimin me Millosheviçin në Kretë shiti Kosovën, kuptohet, pasi më 1945 e kishte shitur Enver Hoxha. Replika e Veliajt ka patur si argument Fazlliçin e mirënjohur, por edhe krushqinë ku dhëndër është Berisha. “Ti sabotove projektin energjetik me Kosovën dhe u bëre gazi i botës në Gjermani. Si ka mundësi që dikush të fal lekë që kombi të furnizohet me energji dhe ti e saboton, tetë vjet i le pa drita, s’ke turp, nacionalist dy lekësh. Do të flasësh për patriot ti, kumbari i Fazlliçit, se në çdo deal (marreveshje) energjetike kishe Fazlliçin, se ju e dini fare mirë që vendin e menaxhonte Fazlliçi, Shkëlzeni. Dhe mos më fol mua për komplekse me Serbinë se i vetmi që ka komplekse je ti si i vetmi dhëndër Serbie”, tha Veliaj. Nga gjithë ky korpus akuzash për flirte me Serbinë është e kuptueshme se nuk mund të nxjerrësh gjë edhe me një komision hetimor, por për Fazlliçin është e udhës të provohet njëherë se nuk i dihet. Edhe pse Berisha mund ta bojkotojë këtë komision.
s.z
Comments
Po mjaft o zoterinj deputete.
<p>Po mjaft o zoterinj deputete. Parlamenti eshte vendi ku duhet diskutuar dhe debatuar ne menyre te qyteteruar per te zgjidhur problemet e vendit dhe per ta cuar vendin perpara, nuk eshte skene estrade ku ju te shani njeri tjetrin nga nona. Na bajatet fare me keto zenka si prej kalamajsh kopshti.</p>
Keto nuk duhet te ndodhin ne
<p>Keto nuk duhet te ndodhin ne nje parlament normal. Nga ana tjeter Ilir, Meta, nje hajdut me çizme, ka borxhe të mëdha ndaj Kryekriminelit të KaraKushit dhe është i detyruar të vjedhë kohën e Parlamentit për tja kompesuar borxhin Padrinos. Koha është flori dhe si hajdut i regjur Iliri e vjedh këtë duke ja falur Berishës dhe nuk i thotë gjë askush. </p><p>E si të mos kthehet parlamenti shqiptar në një nevojtore, në muret e së cilës mund të shkruajë (flasë) çdokush, mjaft që te gjejë një copë vend bosh, kur në krye po qëndrojnë hajdutët dhe flasin kriminelët?. (kush kujton wc-të e Rrogozhinës dhe minjtë që të rrezikonin topet, e ka kollaj të kuptojë parlamentin e sotëm)</p><p>Mendoj se transmetimi i këtyre seancave ku flitet me gjuhën sikur të përdorej qyreku i halesë si dhe transmetimi i "zonës së lirë" së Arian Çanit, janë të dyja të rrezikshmë për shëndetin mendor të shqiptarëve.</p>
Add new comment