Michael Schumacher “po zgjohet”?

E përditshmja francez “L’Equipe”, raporton se, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher “po zgjohet” gradualisht” një muaj pasi mjekët e futën në koma të stimuluar pas aksidentit fatal në Alpet e Francës. Zëdhënësi i Schumacher nuk ka mohuar lajmin, por ka kërkuar që publiku të mos u kushtojë rëndësi “spekulimeve”. Sabine Kehm u ka kërkuar fansave të legjendës gjermane që të tregohen të duruar dhe të presin informacion nga burime zyrtare. “Theksoj sërish se, çdo komunikatë për gjendjen e Michael-it që nuk vjen nga doktorët që po e mjekojnë apo nga personat që punojnë pranë tij, duhet konsideruar si spekulim”, tha ajo. Lajmi të përditshmes francez se, “Schumacher ka lëvizur sytë”, ka gjetur hapësirë edhe tek gazetat e njohura gjermane. “Bild” shkruan se, ka hapa të vegjël por shpresëdhënës. Kampioni i Formula 1 u aksidentua duke bërë ski më 29 dhjetor të vitit që lamë pas në Meribel, Francë. Zyrtarisht thuhet se gjendja e tij vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe vazhdon të jetë në gjendje kome. S.S
Add new comment