Arkiv-Lajme
6 muaj heqje patente për tejkalim shpejtësie, po sikur të zbatohet dhe në Shqipëri?
Lojtarit të kombëtares së Anglisë dhe Manchester United, Ashley Young i është hequr leja e drejtimit të automjetit për 6 muaj. Kjo pasi 28-vjeçari ka pranuar se, ka udhëtuar me 113 km/h në një pjesë rruge ku shpejtësia kufizohej me 80 km/h. Për episodin e ndodhur në mars të vitit të kaluar, gjykata ka marrë një vendim të tillë pasi lojtari edhe më parë ishte dënuar për tejkalim shpejtësie. Young u kap nga kamera e shpejtësisë, ndërsa udhëtonte me makinën e tij tip Range Rover Vogue.
Armët kimike, SHBA: Assad po zvarrit planin e OKB-së
SHBA-të thonë se, vetëm rreth 4% e arsenalit të armëve kimike të deklaruara nga qeveria Sirianë janë larguar. Sekretari për Mbrojtjen, Chuck Hagel ka shprehur shqetësim pasi plani i OKB-së për heqjen e armëve nga Siria, nuk ka shkuar sipas parashikimeve. Hagel u ka thënë gazetarëve në Polonia se Damasku “duhet të marrë përgjegjësitë për plotësimin e detyrimeve”.
Ministri i Brendshëm apelon për qytetarët: “Njoftoni për çdo problem që mendoni se duhet adresuar në polici”
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur sot në emisionin “Opinion” për çështjen e rendit dhe të grupit kriminal të arrestuar dje. Ai është pyetur direkt nga moderatori Blendi Fevziu: “A do të ketë më shpërthime të tilla”, pyetje të cilës Tahiri i është përgjigjur: “Unë nuk mund të bëj fallxhorin, apo të bëj parashikime të tilla. Ajo që unë kërkoj është një mbështetje nga të gjithë qytetarët për të njoftuar policinë për çdo problem apo situatë që ata mendojnë se duhet adresuar në polici”.
s.z
Sondazhi IPR Marketing: Asnjë politikan me kuota mbi 50%
Nga sondazhi i IPR Marketing, prezantuar sot në Ora News, rezulton se asnjë nga politikanët për të cilët janë pyetur të anketuarit nuk ka një kuotë pozitive mbi 50%. Ndër politikanët e PS-së, kryeson Rama me 48%, i ndjekur nga Tahiri me 47%, Bushati 46%, Kodheli, Nikolla e Veliaj me 45%. Ndër politikanët e LSI-së, kryeson Meta e Haxhinasto me 45%, Gjosha me 44%, e Panariti me 43%. Ndër politikanët e PD-së, kryeson Nishani me 38%, i ndjekur nga Basha me 33% e Berisha me 31%.
Mbyllet seanca plenare. Kryeministri jep vlerësimin: “Injorancë e madhe. Të vjen keq edhe për gomarin”. Për qeverinë? IPR Marketing: “Mendim pozitiv, por puna e kryeministrit nën pritmëritë e shqiptarëve”
Seanca parlamentare ka përfunduar me disa vendime që kanë rëndësinë e tyre. Kështu Parlamenti rrëzoi dekretet e Presidentit të Republikës për dy anëtarë të Gjykatës së Lartë, ndonëse dy anëtarë të mazhorancës, Spartak Braho dhe Monika Kryemadhi kanë abstenuar për kandidatin Petrit Çeno; është zhvilluar interpelanca për devijimin e lumit Radika, është miratuar traktati për tregtinë e armëve. Ndërkohë kreu i Kuvendit Ilir Meta ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe zhvillim konsensual të reformave. Gjithsesi pas bataresë verbale të z.
Një zbulim i rëndësishëm në mjekësi. Qelizat staminale mund të riprodhohen nga qelizat e gjakut të “zhytura” në acid
BBC-ja njofton për një zbulim të kategorisë së parë në mjekësi. Një kërkuese e re, dr. Haruko Obokata në Japoni, duket se mund të rezultojë një nga njerëzit që do ndikojë më shumë në mjekësi. Sipas një punimi të saj të botuar në revistën “Nature”, qelizat staminale mund të rikrijohen lehtësisht duke “zhytur” qelizat e gjakut në acid. Më tej këto qeliza mund të eksperimentohen për kurimin e sëmundjeve malinje. Çështja është se deri më sot, për riprodhimin e tyre aplikohej metoda e depozitimit të qelizave staminale të marra në momentin e lindjes nga gjaku apo nga kordoni i fëmijës.
Rishfaqet IPR Marketing; sonte në Ora News, do të japë rezultatet e të parit sondazh të saj pas 23 qershorit 2013
Kompania italiane IPR Marketing, që në Shqipëri u bë e njohur gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, ngaqë ia doli të parashikonte me saktësi kirurgjikale disa befasira të këtyre zgjedhjeve (siç ishte rezultati i LSI-së), është rikthyer sërish në Tiranë. Presidenti i saj, Antonio Noto do të prezantojë rezultatet e një sondazhi tjetër “në kohë paqeje”. Është një sondazh i bërë me synimin për të matur zhvillimet politike të muajve të fundit, që janë muajt e parë të kësaj legjislature, e për lexuar a pikasur një numër perceptimesh e humoresh popullore.
Kallëzimi i dytë për ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami. Akuza: Shitje tritoli dhe skrapi në shkelje të ligjit
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një kallëzim të dytë për ish-ministrin Arben Imami. Kësaj radhe bëhet fjalë për shitjen një kompanie private të tritolit dhe të skrapit dhe konsiston në shkelje me procedurat tenderuese. Deputeti socialist Taulant Balla ka dhënë disa hollësi në profilin e vet në Facebook mbi kallëzimin. Më saktë e ka zbardhur atë. Në mënyrë të pjesshme kallëzimi ka këtë përmbajtje: “ULP Mjekës, me urdhër të Arben Imamit ka realizuar shitjen e një sasie prej 500 ton TNT, bazuar në kontratën e shitjes nr. 182 datë 21.05.2013 me blerës shoqërinë “BABASI COO sh.p.k”.
Lojë politike me “lojërat e UDB-së”?! Gazeta “Express” publikon një letër të Jusuf Gërvallës për Enver Hoxhën dhe deklaratën e një bashkëpunëtori të SHISH-it
Gazeta “Express” në Kosovë ka publikuar sot dy materiale të cilat ndonëse në pamje të parë nuk lidhen me njëra-tjetrën, gjithsesi kanë një fill që i bashkon, sidomos në kontekstin e debatit të fundit për penetrimet e agjentëve serbë në Kosovë, rolin e UDB-së atje dhe pse-në e vrasjes së Jusuf Gërvallës.
Roma zyrtare kërkon hapjen e seksionit italisht të Agjencisë Telegrafike Shqiptare
Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani ka kërkuar nga drejtori i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, që kjo e fundit të hapë një seksion në gjuhën italiane. Kërkesa është bërë gjatë një takimi të zhvilluar sot mes Gaianit dhe drejtorit të ATSH-së, Gëzim Podgorica. Si arsye për këtë është nxjerrë “nevoja që emigrantët shqiptarë në Itali kanë për informacion të pavarur”. Siç citon vetë ATSH-ja, ambasadori italian beson se këtë rol mund ta luajë pikërisht kjo agjenci. Aktualisht ATSH-ja ofron shërbime vetëm në shqip, anglisht dhe frëngjisht.