Prodho shqip, tregto shqip, konsumo shqip

Postuar në 30 Janar, 2014 11:10

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka prezantuar sot një nismë e cila synon të promovojë prodhimin shqiptar. “Prodho shqip, trego shqip, konsumo shqip”, kështu quhet nisma e cila synon të rrisë prodhimin e produkteve shqiptare duke ia ofruar ato konsumatorëve. Kjo nismë do të nisë fillimisht nga tregu te sheshi “Avni Rustemi” në Tiranë. “Ne të tregtojmë vetëm shqip  në mënyrë që prodhuesit e vendit  tu krijohet mundësia të dalin në prodhimet e tyre e freskëta bio, por edhe konsumatorëve shqiptarë tu  vihen në dispozicion prodhimet shqiptare që unë kam bindjen se janë më të mira se prodhimet e importit", është shprehur Panariti. Politika e promovimit të prodhimeve shqiptare lidhet në fakt edhe me një kërkesë të tregut të brendshëm, që së fundmi sa vjen dhe po orientohet, sidomos për ushqimet, drejt produkteve shqiptare.

s.z

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nga e di ky qe prodhimet shqiptare jane bio? Kush e ben certifikimin e produkteve bio ne Shqiperi?

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ja ta shohim se ca do te thote BE per kete. ky ka harruar MSA-ne!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.