Armët kimike, SHBA: Assad po zvarrit planin e OKB-së

Postuar në 30 Janar, 2014 17:25

SHBA-të thonë se, vetëm rreth 4% e arsenalit të armëve kimike të deklaruara nga qeveria Sirianë janë larguar. Sekretari për Mbrojtjen, Chuck Hagel ka shprehur shqetësim pasi plani i OKB-së për heqjen e armëve nga Siria, nuk ka shkuar sipas parashikimeve. Hagel u ka thënë gazetarëve në Polonia se Damasku “duhet të marrë përgjegjësitë për plotësimin e detyrimeve”. Ai foli në Varshavë pas takimit e ministrin polak të Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak. Administrata e Obamës akuzon Presidentit Bashar al-Assad për zvarritjen e plotësimit të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja ndërkombëtare për eliminimin e arsenalit.

 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.