Roma zyrtare kërkon hapjen e seksionit italisht të Agjencisë Telegrafike Shqiptare

Postuar në 30 Janar, 2014 11:53

Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani ka kërkuar nga drejtori i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, që kjo e fundit të hapë një seksion në gjuhën italiane. Kërkesa është bërë gjatë një takimi të zhvilluar sot mes Gaianit dhe drejtorit të ATSH-së, Gëzim Podgorica. Si arsye për këtë është nxjerrë “nevoja që emigrantët shqiptarë në Itali kanë për informacion të pavarur”. Siç citon vetë ATSH-ja, ambasadori italian beson se këtë rol mund ta luajë pikërisht kjo agjenci. Aktualisht ATSH-ja ofron shërbime vetëm në shqip, anglisht dhe frëngjisht.

Më shumë në: http://www.ata.gov.al/gaiani-nje-media-publike-e-pavarur-eshte-shprehje-e-standardeve-demokratike-te-nje-vendi-36394.html

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.