Arkiv-Lajme
Rama: Konsullata e Milanos do të jetë e gjithë shqiptarëve, pasi aty do të vendoset edhe stafi konsullor i Kosovës
Kryeministri Rama gjatë vizitës në Milano, pasi dëgjoi çdo shqetësim të stafit diplomatik, mbështeti kërkesën e tyre për kalimin e konsullatës në hapësirë të re, edhe për faktin se pranë konsullatës do të atashohet edhe konsulli i Kosovës dhe ajo do të fillojë të funksionojë si përfaqësi e të gjithë shqiptarëve.
Moore: Lazarati është shqetësim ndërkombëtar
Kreu i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, në një diskutim për Ballkanin në Uashington, ka përmendur si shqetësim për shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar, Lazaratin, duke thënë se shteti duhet të vërë të gjithë territorin nën kontroll. Moore tha se, shteti ligjor do kohë të ndërtohet, por se duhen ndërmarrë hapat fillestarë. “Të luftosh korrupsionin nuk do të thotë që, ata që kanë pushtetin sot të ankohen për ata që kishin pushtetin më parë.
Zjarri në burgun e Rrogozhinës, jo aksidental, por i qëllimshëm, është vënë nga dy të burgosur me qëllim arratisjeje
Zjarri që ra mbrëmjen e djeshme brenda në ambientet e burgut të Rrogozhinës është i qëllimshëm. Policia e Kavajës ka rrëzuar pretendimin e parë të Drejtorisë së Përgjitshme të Burgjeve që zjarri mund të ishte aksidental nga një cigare.
Sipas policisë së Kavajës, nga këqyrja e kamerave rezulton se zjarrëvënësit në qelitë e burgut janë dy të dënuarit Ledion Gjoka dhe Jurgen Muçelliu.
Gjërat që nuk i dinim deri para një jave
BBC ka publikuar një artikull ku përmbledh 10 lajme sensacionale të javës (lexo lajmin e plotë). Secili lajm përmblidhet në një rresht tekst dhe shoqërohet me linkun ku mund të lexohet i plotë.
11 të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi
Një vullkan në perëndim të ishullit Sumatra në Indonezi ka shpërthyer duke lënë të paktën 11 persona të vdekur, raporton BBC. Mali Sinabung, që prej muaj ka qenë në shpërthim me nivel të ulët, ka shpërthyer fuqishëm duke përhapur hi të nxehtë në fshatrat përreth. Zyra e Emergjencave bën të ditur se mes të vdekurve është një grup nxënësish që po zhvillonin një udhëtim afër malit. Vullkani nisi të gjëmojë shtatorin e kaluar pasi kishte 3 vjet që qëndronte në gjendje të fjetur.
S.S
Vrasësi i shumëfishtë paguhej nëpërmjet bankës? Ky është lajm!
Emri i Julian Sinanajt prej ditësh ka pushtuar mediat në Shqipëri. Flitet për dhjetëra ekzekutime dhe për vendosje tritoli si dhe për shumë detaje të tjera.Tashmë që çështja është ‘ftohur’, mediat janë fokusuar tek jeta që bënte 27-vjeçari. Gazetat shkruajnë sot, se, vrasësi me pagesë bënte një jetë luksi.
Paloka: 'Ushtari' i Zani Çaushit, emërohet për të luftuar trafikun e drogës
Partia Demokratike e cilëson si “një prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie në këto 4 muaj”, emërimin e Ardian Licit specialist antidroge në Vlorë.“Ky emër mund të mos tregojë gjë për publikun masiv. Po për vlonjatët do të thotë shumë, sepse ata ende nuk i kanë harruar kohët e vështira të vitit 1997.
Cili politikan porositi tritolin për Ardian Kollozin?
Julian Sinanaj tregon se për vendosjen e tritolit në apartamentin e Ardian Kollozit, ka marrë porosi që të mos e vriste. Vrasësi më pagesë ka dëshmuar se, “porosia” ishte bërë nga një politikan, ndërsa si pagesë ai do të merrte 7 500 euro. Por, sipas prokurorisë e gjitha kjo mund të jetë një “blof” i ndërmjetësve Andon dhe Genis Mëhillaj.
Arrestohet biznesmeni, do paguante 120 000 euro për ekzekutimin e rivalit
Policia e Tiranës ka arrestuar biznesmenin që “porositi” ekzekutimin e rivalit të tij. Julian Sinanaj do të përfitonte 120 000 euro nga vrasja e biznesmenit të karburanteve nga Durrësi. Policia nuk ka bërë të ditur emrin, por televizioni “A1 Report” raporton se i arrestuari është Ilir Karçini, edhe ky sipërmarrës në fushën e hidrokarbureve.
Fëmija shqiptar që lufton në Siri
Ai është ndoshta mjaftueshëm i rritur për të shkuar në shkollë, por është lënë i vetëm duke luftuar në luftën civile në Siri. Ky fëmijë besohet se është vetëm 4 vjeç, dhe është një nga të vegjlit e rekrutuar për të luftuar. Në një video të publikuar nga “Daily Mail” ai shihet duke qëlluar me një armë kallashnikov, ndërkohë që një prind normal nuk duhet ta lejonte as të luante në kompjuter lojëra të dhunshme. Video, raporton tabloidi britanik është postuar në YouTube dhe besohet se është djali i një xhihadisti nga Shqipëria, që është një nga qindra luftëtarë të huaj që kanë ardhur në Siri. S