Arkiv-Lajme

Erdogan rikthehet ëmbël në Berlin, duke kërkuar anëtarësimin në BE

Postuar në 04 Shkurt, 2014 12:48

Nuk ka asnjë lidhje me një vizitë të mëparshme kjo e kryeministrit turk Erdogan në Berlin. Tonet e ashpra dhe arrogante të së kaluarës janë zbutur, ndërsa në takim me kancelaren Merkel, Erdogan tha se Turqia ka shumë nevojë për BE-në, por edhe anasjelltas. Gjithsesi, pas një bisede në Berlin me kryeministrin turk, Merkel tha se vazhdon të jetë kundër një anëtarësimi të plotë të Turqisë në BE. Por negociatat e anëtarësimit ajo i sheh megjithatë si një proces me përfundim të hapur.

Ibrahim Madhi ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare

Postuar në 04 Shkurt, 2014 11:22

Pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë sot nga jeta “Artisti i Popullit”, Ibrahim Madhi, në moshën 68-vjeçare. Madhi shënon mbi 50 vjet karrierë. Ai lindi në Elbasan më 25 nëntor të vitit 1945. Pas disa viteve shkollim muzikor, më 1968-ën Ibrahim Madhi diplomohet në Konservatorin e Tiranës për violinë. Këtu nis rrugëtimi i tij artistik. Virtuoz në violinë, veprimtaria e tij artistike shënon dhjetëra koncerte të suksesshme.

Fatmir Limaj do jetë sonte në RTK; pritet që të thotë “lajme”

Postuar në 04 Shkurt, 2014 11:19

Ka dalë lajmi se Fatmir Limaj do të japë një intervistë sonte në RTK, dhe janë krijuar pritmëri se këtë herë do të jetë më i qartë e më i troçtë. Është vetë mesazhi që ai ka lënë ai në profilin e tij në facebook, që e krijon këtë pritmëri: “Të nderuar miq e simpatizantë. Dua t’ju njoftoj se sot me datën 4 shkurt, në ora 8:20 do të jem mysafir në RTK për një intervistë. Ju ftoj ta ndiqni”.  

Killeri Sinanaj: Kisha në plan të vrisja dhe Mëhillajt, se po më përdornin

Postuar në 04 Shkurt, 2014 09:59

Saga “Julian Sinanaj” vazhdon me dëshminë e rradhës së killerit para prokurorëve. Në planin e tij të afërt në listën e shënjestrave ishin edhe dy ndërmjetësuesit e gjithë rasteve të tritolit, kushërinjtë Mëhillaj. Me statusin e të penduarit të drejtësisë, Sinanaj ka rrëfyer se pas vrasjes së biznesmenit Xhemal Çela në Durrës, ai ishte zhgënjyer nga Mëhillajt dhe kishte planifikuar t’i ekzekutonte. Veçse këtë radhë ekzekutimi i tyre nuk do të ishte i porositur, por një iniciativë personale e vetë Sinanajt pasi kuptoi se po përdorej prej tyre.

LSI “majtas të majtës”. Meta: Të rivendosen Heronjtë e Vigut dhe “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

Postuar në 04 Shkurt, 2014 08:28

Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”, e ndërruar nga bashkia e Tiranës në “Ibrahim Rugova”, dhe rikthimi i monumentit të Pesë Heronjve të Vigut në qendër të Shkodrës, janë bërë “kuaj beteje” të LSI-së me rastin e 70-vjetorit të masakrës së 4 shkurtit, që të pozicionohen “majtas të majtës” lidhur me qëndrimet ndaj Luftës Antifashiste. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot se martirët e 4 shkurtit duhet të kenë sërish një rrugë me emrin e tyre dhe një memorial ku të jenë shënuar emrat e atyre që dhanë jetën në luftën kundër fashizmit.

Grabisnin me dhunë pikat e karburantit, del videoja e “Gjahtarëve të natës”

Postuar në 04 Shkurt, 2014 07:25

Bridhnin me makinë nëpër Shqipëri dhe grabisnin pikat e karburantit orët e vona të natës (foto ilustrative). Sot janë publikuar nëpër sajte online pamjet e kamerës së sigurisë së një prej karburanteve të grabitura, nga grupi i arrestuar më 3 shkurt prej shërbimeve të Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës. Operacioni policor është quajtur me emrin kuptiplotë “Gjahtarët e natës”.

Mark Frroku t’i kërkojë falje Topallit, thotë Rama. Por Frroku nuk tërhiqet

Postuar në 04 Shkurt, 2014 06:27

Historia e sms-së që deputeti Mark Frroku I dërgoi ish kryetares demokrate të Kuvendit Jozefina Topalli, dhe reagimi i PD-së më pas, tërhoqi edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit i sugjeroi dje kristiandemokratit Frrokut, që në seancën parlamentare të së enjtes t’i kërkojë falje Topallit për mesazhin, ku ai i thoshte “Nuk merrem me gra të përdorura”.

Të gjithë kundër Gashit; por Gashi vijon të mbetet rektor

Postuar në 04 Shkurt, 2014 03:55

“Isha në shtëpinë e Pacollit përr një intervistë në momentin që Gjykata Kushtetuese po bëhej gati t’i hiqte mandatin presidencial”, kujton në një shkrim të vetin të publikuar në gazetën Express Leonard Kerquki (shkrimin e plotë e gjeni në linkun http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,880,133546). Dhe vijon: “Pashë [dikë] teksa iu afrua Pacollit me kujdesin e një servili, diç i pëshpëriste tek veshi.

Nipi i Ahmet Zogut njofton largimin nga Presidenca, sepse do t’i kushtohet “rolit mbretëror”

Postuar në 04 Shkurt, 2014 03:04

Pasi punoi për disa vite në institucionet më të larta të Republikës (në ministrinë e Jashtme, pastaj në Presidencë), nipi i ish mbretit Ahmet Zogu, Leka, deklaroi përmes një njoftimi në facebook se do të largohet nga detyra e këshilltarit politik të Presidentit Nishani, sepse do t’i kushtohet tërësisht rolit të tij si kreu i familjes mbretërore. Në këtë “simbiozë” të çuditshme ku Leka, punonjës i shtetit republikan, vijon të thërritet Princ nga ministra, kryeministra e presidentë, Leka gjithsesi nuk harron të vlerësojë lart Nishanin.

Obama jep intervistë në Fox News; dhe mediat nënvizojnë agresivitetin e moderatorit O’Reilly

Postuar në 03 Shkurt, 2014 22:32

Presidenti Barack Obama, në ditën e ndeshjes së superbowl-it (të dielën), ka shkuar në një program të televizionit Fox News, që drejtohet prej Bill O’Reilly-t (është hera e tretë që Obama i shkon në program këtij gazetari që nuk ka reshtur me kritikat ndaj tij). Mirëpo është raportuar në gazeta një qëndrim agresiv i gazetarit. Ky i fundit e ka ndërprerë në vijimësi. E ka ndërprerë mbi 40 herë në dhjetë minuta, aq sa për gazetën Washington Post (gazetë konservatore, ashtu si dhe Fox News dhe vetë O’Reilly)) dukej sikur ishte Obama që ndërpriste O’Reilly-n.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme