Grabisnin me dhunë pikat e karburantit, del videoja e “Gjahtarëve të natës”

Bridhnin me makinë nëpër Shqipëri dhe grabisnin pikat e karburantit orët e vona të natës (foto ilustrative). Sot janë publikuar nëpër sajte online pamjet e kamerës së sigurisë së një prej karburanteve të grabitura, nga grupi i arrestuar më 3 shkurt prej shërbimeve të Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës. Operacioni policor është quajtur me emrin kuptiplotë “Gjahtarët e natës”.
Pamjet e videos së siguruar tregojnë se grupi ishte tejet i dhunshëm dhe i rrezikshëm gjatë realizimit të grabitjeve. Të arrestuarit janë Rigels Halmusaj, Aleksandër Daci, Kristi Koleci, Ndue Deshaj, vëllezërit Fredi dhe Bashkim Mellunga, si dhe i kërkuari Gentian Lika, të gjithë jo më shumë se 30 vjeçarë, të cilët akuzohen për grabitjet e ndodhura:
Në 16 nëntor 2013, të një pike karburanti në qytetin e Laçit; 13 janar të një tjetër pike karburanti në Laç, në 15 janar të një karburanti në Burrel, në 17 janar të një pike karburanti në vendin e quajtur Qendër-Gramsh në Lushnjë, në 24 janar të një karburanti në Bërzhitë, Tiranë si edhe të një tjetër pike karburanti në Vlorë.
Pamjet mund t’i shihni edhe në linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/a1-report-video-t--grabitjes-s--karburantit-nga---39-gjahtar-t-e-nat-s--39--199149.html
a.k
Add new comment