Të gjithë kundër Gashit; por Gashi vijon të mbetet rektor

“Isha në shtëpinë e Pacollit përr një intervistë në momentin që Gjykata Kushtetuese po bëhej gati t’i hiqte mandatin presidencial”, kujton në një shkrim të vetin të publikuar në gazetën Express Leonard Kerquki (shkrimin e plotë e gjeni në linkun http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,880,133546). Dhe vijon: “Pashë [dikë] teksa iu afrua Pacollit me kujdesin e një servili, diç i pëshpëriste tek veshi. Temën e bisedës e mora vesh vetëm kur Pacolli urdhëroi adjutantin e tij: ‘Jepja brekët e miqve’. Pra, siç mund të kuptohej, [tjetri] po kërkonte ca brekë për t’u larë në pishinën e shtëpisë së Pacollit që ndodhej në bodrum.” Tjetri ishte Ibrahim Gashi, rektori i sotëm i universitetit të Prishtinës, për shkak të të cilit ka ditë të tëra që janë ngritur studentët e kërkojnë dorëheqjen. Arsyeja dihet. E akuzojnë për plagjiaturë e për falsifikim të natyrës akademike. I kanë kapur artikuj të publikuar në revista të rreme shkencore.
Në të njëjtën gazetë ka publikuar një shkrim lidhur me të njëjtin argument Berat Buzhala (për ta lexuar të plotë ndiqni linkun http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,91,133538), i cili po njësoj i kërkon dorëheqjen. Para tyre kanë shkruar e kanë folur opinionistë e personazhe të tjerë. Ndërkohë, studentët vijojnë me protestat e tyre, dhe çështja “Gashi” është shndërruar në kryelajmin e kryetemën e debatit publik në Kosovë.
Re.Pu.
Add new comment