Arkiv-Lajme

Një vendim që do të sjellë uljen e çmimit të barnave

Postuar në 06 Shkurt, 2014 12:41

Qeveria ka vendosur dje që të ulë marzhin e fitimit për importuesit dhe shpërndarësit e barnave. Çka presupozon që do të ketë një ulje të çmimit të barnave në treg. Është një vendim, efekti i të cilit do të provohet në praktikë, por gjithsesi, Ardiana Capi, drejtoreshë e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë ka sqaruar se cilat janë barnat, çmimi i të cilave do të ulet. “"Barnat që do të kenë ulje më të ndjeshme të çmimit, do të jenë ato të cilat përveç asaj qe parashikohet përmes ndryshimit të marzheve janë ulur edhe përmes negocimit.

Riaktivizohet mekanizmi i akuzës për trafik organesh për drejtues të UÇK-së. Eurodeputeti çek Richard Falbr kërkon që emri i Hashim Thaçit të mos propozohet për Nobel

Postuar në 06 Shkurt, 2014 11:42

Duket se ka një lëvizje të vërtetë politike kundër kreut politik në Kosovë. Në momentin që aktualisht ka një propozim për Hashim Thaçin, Ivica Daçiç dhe Catherine Ashton për çmimin Nobel për paqe, prej disa ditësh, çështja e trafikut të organeve, apo edhe ngritjes së një gjykate të posaçme për ato që quhen krime të UÇK-së, ka ridalë në skenë. Madje me forcë.

Kalendari i seancës plenare: Diskutohet çmimi i energjisë, kërkesa për komisionin hetimor. “Seancë dëgjimore” me deputetin Berisha, deklaron se ka dosje dhe akuzon për përdhunime dhe vjedhje pikturash

Postuar në 06 Shkurt, 2014 10:49

Seanca parlamentare e ditës së sotme është përshkruar nga situata të tensionuara dhe sharje mes deputetëve. Debati i parë ka qenë ai për energjinë, për të cilën, opozita, përmes deputeti të njohur Sali Berisha kërkoi që të mos aplikohen fatura aforfe. “Derrat e kënaqur për Sokratët e vuajtur nuk kanë pyetur dhe nuk pyesin kurrë. Ky është edhe morali i asaj që ju kthyet aforfenë”, është shprehur Berisha. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka replikuar duke nënvizuar se “Seanca po degradon në shpifje. Asnjë fjalë e jona nuk përmendi rritjen e çmimit të energjisë.

DAP: 366 vende bosh në administratën qendrore

Postuar në 06 Shkurt, 2014 10:02

Një sërë vendesh vakante në dikasteret qendrore janë publikuar sot nga Departamenti i Administratës Publike. Lista vjen në një kohë kur debati për këtë çështje është aktual. Ajo përfshin thuajse të gjitha ministritë duke nisur me funksione të drejtorit të departamentit e deri te specialisti. Lista gjendet e plotë këtu: http://www.ata.gov.al/vendet-vakante-ne-administraten-publike

s.z

720 milionë dollarë borxhi ndaj biznesit. Qeveria nis shlyerjen në muajin mars. Parashikimi është për shlyerje brenda vitit të 350 milionëve të parë

Postuar në 06 Shkurt, 2014 09:04

Qeveria ka njohur si borxh të trashëguar ndaj biznesit një shifër prej 720 milion dollarësh. Dhe këtë shumë ka bërë të ditur se do ta shlyejë për tre vjet. Kësti i parë do të nisë të jepet që nga muaji mars, kohë kur edhe pritet që FMN-ja të lëvrojë 100 milionë dollarët e parë nga huaja e parashikuar për qeverinë shqiptare. Të parët që do të marrin lekë nga qeveria janë ato biznese të cilat kanë pa marrë detyrimet për punët publike. Mandej ata që lidhen me rimbursimin e TVSH-së, kthimin e tatimeve dhe shpronësime.

Ministri Çuçi: “50% e ekonomisë sonë, informale. E thotë CIA”

Postuar në 06 Shkurt, 2014 08:42

50% e ekonomisë shqiptare është informale. Dhe këtë shifër, që e ka sjellë sot në vëmendje, ministri i Pushtetit Vendor Bled Çuçi, e ka publikuar CIA e cila ka bërë një studim për ekonominë informale në Shqipëri. Në mirëbesim të shifrave të sjella nga CIA, Çuçi ka komentuar se çfarë humbje ka vendi nga ky informalitet.

PD-ja kërkon rikthimin në punë të të larguarve nga administrata. Kaso: “Përndryshe do të veprojë gjykata”

Postuar në 06 Shkurt, 2014 08:29

Partia Demokratike ka kërkuar sot zyrtarisht që të gjithë ata nëpunës të cilët janë larguar nga puna si pasojë e zbatimit të Aktit Normativ përkatës të rikthehen në pozicionet e tyre. Kjo pasi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka rrëzuar aktin në fjalë, duke zhveshur kështu çdo mundësi veprimi të tij. “Vendimi i Kushtetueses vërtetoi pretendimet tona, që akti nomativ për nëpunësin civil ishte antikushtetues. Ata që kanë statusin e nëpunësit civil gëzojnë të gjithë mbrojtjen ligjore. Të gjithë ata që janë larguar padrejtësisht nga administrata, pas 1 tetorit duhet të rikthehen në detyrë.

Bileta e autobusëve urbanë, Bashkia bën disa propozime për të kontrolluar rritjen e çmimit

Postuar në 06 Shkurt, 2014 07:40

Rritja e çmimit të biletës së transportit urban ka krijuar debate, pasi me kalimin eventual nga 3- lekë në 70 lekë, ky lloj shërbimi bëhet i papërballueshëm për një pjesë të madhe të shoqërisë. Lidhur me këtë, Bashkia e Tiranës, ka zbardhur disa propozime për qeverinë, të cilat synojnë të japin një zgjidhje të kënaqshme për këtë situatë, por që sërish do të kërkojë ndërhyrje financiare shtesë nga qeveria.

Jo vetëm ndihma dhe këshilla nga Europa. Ambasadori austriak vlerëson shkollën në Shkodër përpara investimeve të tjera

Postuar në 06 Shkurt, 2014 06:59

Ambasadori i ri i Austrisë në Tiranë Thomas Schnöll ka dhënë një intervistë që është publikuar sot në “Gazetën Shqiptare”. Jemi mësuar me interv ista ambasadorësh që kanë në majë të gjuhës frazat e integrimit, por kjo e Schnöll zbulon një politikë kulturore të Austrisë ndaj Shqipërisë. Ambasadori e prezanton veten si njohës shumë i mirë i Shqipërisë, për shkak të karrierës së tij diplomatike që lidhet me vendin tonë. Ndaj edhe është interesant sesi diplomati austriak e sheh ndikimin e vendit të tij këtu.

Alarm për bombë në shkollën 9-vjeçare “1 qershori”

Postuar në 06 Shkurt, 2014 06:16

“Balkanweb” njofton për një alarm tjetër për bombë. Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare “1 qershori”, në të cilën sipas policisë brenda 15-ditëve është njoftuar dy herë për vënie bombe. Forcat policore kanë shkuar në vendngjarje. Lidhur me alarmin e para disa ditëve, ai rezultoi fals dhe atë e kishte lajmëruar një minoren i cili është ndaluar nga policia.

s.z 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme