Bileta e autobusëve urbanë, Bashkia bën disa propozime për të kontrolluar rritjen e çmimit

Rritja e çmimit të biletës së transportit urban ka krijuar debate, pasi me kalimin eventual nga 3- lekë në 70 lekë, ky lloj shërbimi bëhet i papërballueshëm për një pjesë të madhe të shoqërisë. Lidhur me këtë, Bashkia e Tiranës, ka zbardhur disa propozime për qeverinë, të cilat synojnë të japin një zgjidhje të kënaqshme për këtë situatë, por që sërish do të kërkojë ndërhyrje financiare shtesë nga qeveria. Ja se çfarë sugjeron bashkia: Subvencionimin operativ të shërbimit, nëpërmjet granteve të kushtëzuara ndaj qeverisjes vendore; subvencionimi social për kategoritë që sipas ligjit e përfitojnë transportin publik falas; Ulja apo eliminimi i TVSH-së për transportin publik; Eliminimi i akcizës së naftës për transportin urban qytetas; Ndryshimi i legjislacionit për prodhimin e biletave të transportit në sistemin elektronik, gjë që do të shmangte abuzivitetin në përdorimin e shërbimit publik të transportit; Ndryshimi i sistemeve të llojeve të biletave që është shumë i kufizuar, duke mos lënë hapësira për përdorimin e llojeve të ndryshme të këtyre biletave, siç mund të jenë ato njëditore, njëjavore, bileta për fundjavën”.
s.z
Add new comment