Ministri Çuçi: “50% e ekonomisë sonë, informale. E thotë CIA”

Postuar në 06 Shkurt, 2014 08:42

50% e ekonomisë shqiptare është informale. Dhe këtë shifër, që e ka sjellë sot në vëmendje, ministri i Pushtetit Vendor Bled Çuçi, e ka publikuar CIA e cila ka bërë një studim për ekonominë informale në Shqipëri. Në mirëbesim të shifrave të sjella nga CIA, Çuçi ka komentuar se çfarë humbje ka vendi nga ky informalitet. “''E vetmja shifër orientuese për vendin tonë është ajo që ka në faqen zyrtare të CIA-s që thotë se 50% e GDP-së shqiptare humbet në ekonomi informale domethënë sikur ne do të përpiqeshim të formalizonim pikërisht këtë humbje të madhe mendo se çfarë rritje do të sillnim ekonomisë shqiptare",- ka deklaruar ministri gjatë në konference për projektin pilot të prokurimeve elektronike për disa bashki në vend. Por financat pësojnë humbje edhe si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimit. Kështu Çuçi ka sjellë një shembull për 7 komuna në Pogradec të cilat i marrin buxhetit të shtetit 3 milionë dollarë, por shërbimet mbeten të njëjtat.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.