Samaras së shpejti në Tiranë?

Postuar në 06 Shkurt, 2014 06:12

Kryeministri grek, Andonis Samaras ka shprehur dëshirën që të vizitojë së shpejti  Shqipërinë. Të paktën kështu njofton Ministria e Jashtme, e cila e përcjell lajmin në kuadër të informimit për vizitinë e ministrit Ditmir Bushati në Athinë. Në të vërtetë ky është edhe lajmi më i rëndësishëm nga vizita e Bushatit, pasi nëse mund të ndiqet me kujdes lëvizja diplomatike e këtyre kohëve të fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka një volum të madh diskutimesh, por asnjë marrëveshje të nënshkruar. Ndaj edhe ardhja e Samaras, përveçse do të thyente akullin, do të zbulonte për opinionin edhe axhendën konkrete të raporteve shqiptaro-greke. Pasim kanë rënë dakord për rëndësinë e këtyre raporteve, politika e të dyja vendeve, duket se ka diskutuar edhe për çështje konkrete dhe gjetjen e rrugëve për t’i zgjidhur ato. Përndryshe do të ishte krejt pa kuptim ky shkëmbim vizitash, që gjithsesi e ka lënë pas impasin e krijuar nga qeverisja e shkuar. Aq më tepër që marrëveshja e ujërave dhe toponimet, sikurse fakti që Greqia ka presidencën e BE-së, përbvëjnë më shumë sesa kuriozitetet mediatike për shqiptarët.

Më shumë në: http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/lajme/mini...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.