Arkiv-Lajme

Samaras së shpejti në Tiranë?

Postuar në 06 Shkurt, 2014 06:12

Kryeministri grek, Andonis Samaras ka shprehur dëshirën që të vizitojë së shpejti  Shqipërinë. Të paktën kështu njofton Ministria e Jashtme, e cila e përcjell lajmin në kuadër të informimit për vizitinë e ministrit Ditmir Bushati në Athinë. Në të vërtetë ky është edhe lajmi më i rëndësishëm nga vizita e Bushatit, pasi nëse mund të ndiqet me kujdes lëvizja diplomatike e këtyre kohëve të fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka një volum të madh diskutimesh, por asnjë marrëveshje të nënshkruar.

Kryeministri takim me Prefektin e Vlorës. “Gazeta Shqiptare” supozon se është diskutuar për çështjen e atentateve në Vlorë

Postuar në 06 Shkurt, 2014 05:26

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot për një takim që kryeministri i vendit, Edi Rama, ka patur me prefektin e Vlorës, Besnik Dervishi. Sipas “GSH”-së, arsye e takimit ka qenë deklarata e Dervishit pas arrestimit të Marjon Mitros, të cilin Dervishi e deklaroi se pjesëtar të një klani të njjohur në Vlorë.  "Unë nuk e njoh vetë personalisht dhe as e kam mik. Por ata që e njohin këtu në Vlorë dhe madje që më thonë, e dinë se cilin klan përfaqëson Marion Mitro në këtë qytet. Kë ka miq dhe me cilët rri apo u shërben", - është shprehur Dervishi.

Kosovë, kreu i Kuvendit kërkon zbardhjen e infiltrimeve të shërbimeve serbe në institucionet e shtetit

Postuar në 06 Shkurt, 2014 04:55

Çështja e agjentëve të UDB-së është bërë çështje politike në Kosovë. Kështu sot, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se organet respektive në Kosovë duhet të merren me verifikimin e deklaratave të tre ish-agjentëve shqiptarë në shërbimet sekrete jugosllave. Po kështu, Krasniqi ka apleuar për ndihmë dhe kosnulencë nga ekspertë të spiunazhit për të zbuluar se kush në institucionet e Kosovës spiunon ende për Serbinë. Kësaj përqasjeje të kreut të Kuvendit i do shtuar fakti se bashkë me Fatmir Limajn, Krasniqi pritet që të krijojë një parti të re politike.

Kryeministri zbulon një dëshirë: “Dua të ndërtoj një muze ndërfetar në Shqipëri”

Postuar në 06 Shkurt, 2014 03:14

Gazeta “Shekulli” ka zbardhur sot një intervistë të kryeministrit Edi Rama për Hans Ulbrich Obrist. Intervista gjendet bashkë me një ndërhyrje të Anri Salës në www.artforum.com. Ndër shumë temat që janë prekur në intervistë, bie në sy një dëshirë e kryeministrit shqiptar,e cila për Shqipërinë do të ishte diçka origjinale. “Një nga gjërat që dua të bëj është ndërtimi i një muzeu ndërfetar. Shqipëria është një rast unik për shkak se myslimanët, të krishterët ortodoksë dhe katolikët, të gjithë bashkëjetojnë në paqe.

Ndahet nga jeta Vaçe Zela

Postuar në 06 Shkurt, 2014 03:05

Është ndarë nga jeta këngëtarja e njohur Vaçe Zela. Ajo ishte 74 vjeç dhe mbylli sytë sot në orën 1:00 në Basel të Zvicrës. Zela është një artiste e njohur në mbarë hapësirën shqiptare, një zë i pranishëm në kujtesën e disa brezave. Ajo ishte gruaja e parë shqiptare që është nderuar në gjallje me titullin “Nderi i Kombit”

s.z  

“Grupi i tritolit” - Sinanaj provohet si qitës në poligon. “Shqip” bën të ditur se Karçini hetohet edhe për pjesëmarrje në grup kriminal

Postuar në 06 Shkurt, 2014 03:00

Dëshmitë e Julian Sinanajt  duket se janë vënë në provë për të krijuar bindjen nëse ky person ka aftësinë të kryejë eliminime të njëpasnjëshme dhe të vështira. Për këtë arsye, siç njofton gazeta “Shqip”, Sinanaj është çuar paraditen e ditës së hënë në poligon për të prvuar aftësitë qitëse. Sipas gazetares Silvana Muça qitja ka provuar aftësinë e Sinanajt, si në pistoletë ashtu edhe në armët automatike, në distanca të ndryshme. Kjo konfirmon fjalët e tij, sipas të cilave ai kontaktohej sepse nuk gabonte kurrë.

PDIU, e gatshme për të dhënë konsensusin për reformën territoriale. Besnik Aliaj: “Më mirë komision teknik”

Postuar në 06 Shkurt, 2014 02:50

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka bërë një hap përpara në lidhje me reformën territoriale, duke deklaruar se do të japë konsensusin për ngritjen e komisionit. Gazeta “Panorama” shkruan sot, se këtë gjë, PDIU-ja e ka bërë të njohur që në mbledhjen e datës 22 janar të Konferencës së Kryetarëve në Parlament, ndërkohë që PD-ja i përmbahet kushteve të veta për të dhënë konsensusin e vet. Kushti i parë, Akti Normativ quhet i rënë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shkarkimi i Zana Xhukës dhe shkarkimi i anëtarëve të AMA-s duket se janë çështje të hapura.

Moskë, monumenti i Xherxhinskit mund të rivendoset në Lubjanka

Postuar në 05 Shkurt, 2014 14:32

Feliks Xhexhinski mund të rikthehet përballë Lubjankës. Monumenti i ish-kreut të njohur të ÇEKA-s, shërbimit të parë policor dhe sekret të bolshevikëve, ka gjasë të rivendoset në Moskë, pikërisht në vendin ku ka qëndruar më parë, pra përballë ish-godinës qendrore të KGB-së. “Ria Novosti” citon Lev Lavranov, kreu i komisionit të monumenteve në Moskë, sipas të cilit kjo çështje po shqyrtohet në këshillin e qytetit. Dhe këshilli do të marrë vendim për këtë çështje në datën 11 shkurt.

Bujar Bukoshi në vitin 2005: Rugova është një kukull në duart e mafias familjare

Postuar në 05 Shkurt, 2014 13:35

Ibrahim Rugova është ndarë nga jeta në janar të vitit 2006, por sot, gazeta Express ka publikuar një intervistë të Bujar Bukoshit dhënë një vit përpara vdekjes së tij. Është një intervistë e dhënë saktësisht më 3 shkurt 2005, për gazetarin Burim Etemaj, në gazetën Epoka e Re, dhe aty thuhen gjëra jo fort të këndshme për Rugovën, atëbotë President i Republikës së Kosovës. Nga intervista rezulton se Uka, i biri i Rugovës që është ndaluar sot nga Eulex-i, ka qenë, sipas Bukoshit, problematik qysh atëherë. Ja ç’thotë fjalë për fjalë ai:

Edhe ministri i Jashtëm pritet me protokoll të zgjeruar në Greqi. Papulias: “Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë të një rëndësie ekzistenciale për rajonin”

Postuar në 05 Shkurt, 2014 13:34

Duket se Greqia është e angazhuar thuajse plotësisht të ristabilizojë marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Vizitat e presidentit grek Papulias dhe ministrit të Jashtëm Venizellos, ishin një sinjal në këtë drejtim. Ndërkohë pritja që iu bë ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli e përforcoi këtë bindje, sikurse edhe protokolli i takimeve që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati parashikohet të zhvillojë këto dy ditë që ndodhet në Athinë. Sot ai ka takuar Presidentin Karolos Papulias, kurse nesër pritet që të takohet me kryeministrin Andonis Samaras dhe homologun Venizellos.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme