PDIU, e gatshme për të dhënë konsensusin për reformën territoriale. Besnik Aliaj: “Më mirë komision teknik”

Postuar në 06 Shkurt, 2014 02:50

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka bërë një hap përpara në lidhje me reformën territoriale, duke deklaruar se do të japë konsensusin për ngritjen e komisionit. Gazeta “Panorama” shkruan sot, se këtë gjë, PDIU-ja e ka bërë të njohur që në mbledhjen e datës 22 janar të Konferencës së Kryetarëve në Parlament, ndërkohë që PD-ja i përmbahet kushteve të veta për të dhënë konsensusin e vet. Kushti i parë, Akti Normativ quhet i rënë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shkarkimi i Zana Xhukës dhe shkarkimi i anëtarëve të AMA-s duket se janë çështje të hapura. Ndërkohë në gazetën “Shqip”, Besnik Aliaj, një nga ish-drejtuesit e KOP-it, ka dhënë një intervistë ku hedh idenë e një komisioni teknik për reformën territoriale. Gjithçka për të shmangur tensionet dhe ndarjet aktuale.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.