Kosovë, kreu i Kuvendit kërkon zbardhjen e infiltrimeve të shërbimeve serbe në institucionet e shtetit

Çështja e agjentëve të UDB-së është bërë çështje politike në Kosovë. Kështu sot, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se organet respektive në Kosovë duhet të merren me verifikimin e deklaratave të tre ish-agjentëve shqiptarë në shërbimet sekrete jugosllave. Po kështu, Krasniqi ka apleuar për ndihmë dhe kosnulencë nga ekspertë të spiunazhit për të zbuluar se kush në institucionet e Kosovës spiunon ende për Serbinë. Kësaj përqasjeje të kreut të Kuvendit i do shtuar fakti se bashkë me Fatmir Limajn, Krasniqi pritet që të krijojë një parti të re politike. Ndaj edhe futja në lojë e këtij debati mund të ketë një sfond politik, ndonëse nisur nga deklarimet e shumta për temën në fjalë, krijohet ideja, se “të përlyerit” janë të shpërndarë thuajse në të gjithë spektrin politik.
s.z
Add new comment