Kryeministri zbulon një dëshirë: “Dua të ndërtoj një muze ndërfetar në Shqipëri”

Gazeta “Shekulli” ka zbardhur sot një intervistë të kryeministrit Edi Rama për Hans Ulbrich Obrist. Intervista gjendet bashkë me një ndërhyrje të Anri Salës në www.artforum.com. Ndër shumë temat që janë prekur në intervistë, bie në sy një dëshirë e kryeministrit shqiptar,e cila për Shqipërinë do të ishte diçka origjinale. “Një nga gjërat që dua të bëj është ndërtimi i një muzeu ndërfetar. Shqipëria është një rast unik për shkak se myslimanët, të krishterët ortodoksë dhe katolikët, të gjithë bashkëjetojnë në paqe. Një muze si ky do të mund të shqyrtojë të gjithë rajonin e Ballkanit, ndoshta do të bashkonte gjeneratat e reja së bashku..”, shprehet Rama, i cili edhe për shtëpinë e Enver Hoxhës ka idenë që ta kthejë në bujtinë.
s.z
Add new comment