Edhe ministri i Jashtëm pritet me protokoll të zgjeruar në Greqi. Papulias: “Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë të një rëndësie ekzistenciale për rajonin”

Duket se Greqia është e angazhuar thuajse plotësisht të ristabilizojë marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Vizitat e presidentit grek Papulias dhe ministrit të Jashtëm Venizellos, ishin një sinjal në këtë drejtim. Ndërkohë pritja që iu bë ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli e përforcoi këtë bindje, sikurse edhe protokolli i takimeve që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati parashikohet të zhvillojë këto dy ditë që ndodhet në Athinë. Sot ai ka takuar Presidentin Karolos Papulias, kurse nesër pritet që të takohet me kryeministrin Andonis Samaras dhe homologun Venizellos. E parë në një plan krahasues me vizitën e Kodhelit, pra në planin e marrëdhënieve dypalëshe, vizita e Bushatit është e një profili më të ulët, pasi ai është në Athinë në kuadër të takimit të XVI-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës Adriatiko-Joniane dhe Konferencës së Strategjisë së BE-së për këtë rajon. Gjithsesi, axhenda e Bushatit nuk është e tillë, por flet për një vullnet nga pala greke, e cila nuk ka munguar të shprehet për këtë gjë. “Marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-greke janë të një rëndësie ekzistenciale për rajonin”, citon Ministria e Jashtme shqiptare, Presidentin grek Papulias. Ajo që mbetet tanimë për t’u bërë është vendosja në axhendë diskutimesh dhe zgjidhjeje e problemeve konkrete që ekzistojnë midis dy vendeve. Nëse vizitat kanë krijuar një klimë të qetë mes dy vendeve, çështje si toponimet, apo edhe marrëveshja detare apo çështja çame, janë faktorë që gjithsesi ndikojnë në krijimin e poleve të krizës.
Më shumë për vizitën në: http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/lajme/ministri-bushati-takohet-me-presidentin-e-republikes-se-greqise-z-karolos-papulias
s.z
Comments
Dardha e ka bishtin prapa!

Dardha e ka bishtin prapa!

As s'thuhet me bukur, as me

As s'thuhet me bukur, as me qarte, as me shkurt!

Kemi shume nga cunat e gocat tona atje, vuajtur si kane vuajtur... e dine ata; prandaj aparencat duhen mbajtur. Ne lexojme per fshesa, frike, pasiguri, e rradhe neper dogana, mos harrojme se ''mentaliteti grek ne raport me ne nuk ndryshon aq shpejt''

Por sot ka ardhur koha te aplikohet nje ''short shrift'' me elegance. Marredhenie formale, me pas vazhdo interesat a tua.

S'po ja del nje Europe me ta,le me Ne. Me ''Grekun e zhurmshem, te pa-disciplinuar e mistrec'' na duhen dhe 20 vjet te hyjme ne paritet real, dhe atehere prape s'do harruar kjo ''dardha jote''

Koment brilant! @ dardha+bishti!

Kujdes nga "Dhuratat"

Kujdes nga "Dhuratat" Greke.....Kali i Trojes ju kujton ndonje gje?

Add new comment