Bujar Bukoshi në vitin 2005: Rugova është një kukull në duart e mafias familjare

Ibrahim Rugova është ndarë nga jeta në janar të vitit 2006, por sot, gazeta Express ka publikuar një intervistë të Bujar Bukoshit dhënë një vit përpara vdekjes së tij. Është një intervistë e dhënë saktësisht më 3 shkurt 2005, për gazetarin Burim Etemaj, në gazetën Epoka e Re, dhe aty thuhen gjëra jo fort të këndshme për Rugovën, atëbotë President i Republikës së Kosovës. Nga intervista rezulton se Uka, i biri i Rugovës që është ndaluar sot nga Eulex-i, ka qenë, sipas Bukoshit, problematik qysh atëherë. Ja ç’thotë fjalë për fjalë ai:
“Për kuadrin e LDK-së kanë vendosur strukturat paralele të LDK-së, ato që janë të përfshira në mafiozitet. [Rugova] është i përfshirë në një mafie familjare, në një “cosa nostra” dhe shërben si mbulesë e saj. Ai përdoret si fasadë, për të fshehur prapa një grup njerëzish të korruptuar, të cilët i përdorin parat e buxhetit të Kosovës, sidomos përmes tenderëve, për shpërdorime të ndryshme. Përgjegjësia e tij është se ai i shërben këtij grupi njerëzish dhe ai përdoret prej tyre si kukull. Ai është president-kukull, me të cilin luajnë njerëz nga prapaskena.
Unë e kam njohur dhe e njoh Rugovën, dhe ju them me bindje të plotë se ky njeri ka degjeneruar në një kryetar fisi. Thonë se karakteristikë e politikanëve të dështuar ose e politikanëve që gjenden para dështimit është shurdhimi dhe verbërimi i qëllimshëm. Tipari kryesor në figurën e tij prej fillimit mbetet pasiviteti thuajse i plotë politik, dhe shpesh ai tash të jep përshtypjen e një figure që jeton në botën e mitologjisë, që nuk jeton më në botën e halleve, problemeve dhe sfidave me të cilat përditë ndeshen qytetarët e Kosovës. Ai gjoja predikon shtetin ligjor ndërsa në fakt është shkelësi më flagrant i tij. Me mbajtjen e dy posteve, atë të kryetarit të partisë dhe atë të presidentit ai e humbi kredibilitetin e figurës së unitetit të popullit në Kosovë. Ç’është e keqja, ai ka futur në jetën tonë politike edhe disa dukuri të pashembullta dhe të palejueshme: papërgjegjësinë, mospërfilljen, megalomaninë, dhe sidomos deliriumin e madhështisë. E shihni, se sipas shembullit të Rugovës dalin imitatorët edhe nga partitë e tjera, kur shihet se askush nuk do të japë përgjegjësi për asgjë.”
Intervistën të plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,133830
Re.Pu.
Comments
E njejta pamje e neveritshme

E njejta pamje e neveritshme sjellje edhe nga ana e sivellait te tij milosheviçian në Shqipëri. Ku i gjeti serbi këto dy figura nga më perverset në histori? Por une dhem se serbianët këto dy figura i kanë përpunuar se nuk ka mundësi që njeriu të lindet pervers nga via e nënave.

Edhe sikur te jene te verteta

Edhe sikur te jene te verteta keto gjera, cfare aktualiteti kane dhe cfare perfitimi praktik mnd te nxirret nga keto gjera? Shqiptaret, si ne Shqiperi e fatkeqesisht edhe ne Kosove, mesa duket ndjejne nje kenaqesi te vecante kur hedhin balte ndaj njeri tjetrit, sidomos sa me lart ta hedhin balten aq me e larte eshte orgazma qe arrihet.....Shqiptaret popull i mrekullueshem krenar e mazokist....

Hej, Plaku i currufjasur i

Hej, Plaku i currufjasur i dalë nga llagëmet e llumit të popullit sërb, Rugova dhe Berisha janë 2 armët më të tmerrshme që ka përdorur sërbi ndaj shqiptarëve, Nga ana tjetër, ti nuk jë shqiptar që të kuptosh të këqiat e tyre për popullin tonë edhe pse flet e shkruan shqip, ti e shikon porblmein nga të mirat që këta dy tradhëtarë të pshtirë i kanë sjellë gjirizeve të Sërbisë. Më mirë shko shkruaj në blogjet sërbe sepse atje do të gjesh përkrahës të perçartjeve të një plaku të currufjasur siç je ti që tërcifërcëron në çdo artikull duke shërë shqiptarët. Këtë ke bërë edhe për artikullin e mësipërm që flet mbi intervistën e Bukoshit.

Si eshte e mundur Zoteri, ti

Si eshte e mundur Zoteri, ti suleni ne kete rast Plakut me kaq egersi? Vertete nuk arrini te shihni dhimbjen qe ai ndjen, ne ato dy rreshtat e tij te mesiperm? Tej e fundit, a nuk ju shqeteson fakti, qe ne kurre nuk do te mund te arrijme te krijojme nje elite, nese pambarimisht do te vazhdojme te hedhim balte mbi njeri tjetrin? Kete besoj se ka dashur te thote (ndonse i merzitur nga realiteti) zoteria Plaku Xhuxhumaku.

Flm Aron.

Flm Aron.

Avash or taj Dardan, ti mesa

Avash or taj Dardan, ti mesa duket je prej atyre koqe.ve qe argalisen duke uluritur "oh sa mire me kene shqiptar", por po t'i pyesesh pse eshte kaq mire me qene shqiptar, nuk dine te japin pergjigje. Nejse.

Po qe per shqiptar, une jam shqiptar i paster me nene babe e gjysher dhe me serbet nuk me lidh ndonje gje. Por per kete as nuk levdohem e krenohem, sikurse edhe nuk me plas fare. Ndryshimi midis meje dhe teje eshte qe une mundohem t'i shoh me gjakftohtesi ngjarjet dhe njerezit, pavaresisht se jane shqiptare a serbe a greke. Kurse ti o i rrjedhur kujton se duke na tundur flamurin e grisur te nacionalizmit shqiptar ke te drejte per gjitheshka dhe guxon te fyesh te tjeret. A ma shpiegon ti mua psh me dy fjale pse osht ma mir me ken shqiptar, se sa grek, italian, francez, apo edhe magjyp. Ti or rrote je shqiptar se ashtu te pollen, sic mund te te kishin pjelle edhe serb dhe nuk me duket se ti personalisht ke ndonje merite per kete. Merita jote e shumta mund te jete qe te eshte mbushur mendja qe zhaba eshte e lumtur se eshte zhabe, ashtu sic eshte i lumtur edhe miu qe eshte mi, apo majmuni qe eshte majmun.

Mua nuk me plas as se Rugova ka qene vegel e Millosheviçit, as se Saliu eshte dhender serb, thelbi i komentit tim eshte qe ku eshte perfitimi praktik tani ne kete moment, pervec se per qellime te caktuara politike, per tu share midis shqiptaresh. Aq me shume qe ketu germohen intervista qysh nga 2005. E pastaj kush tha qe Zotni Bukoshi ka qene me i paster se Rugova sa per ate pune? Pak me shume mirkuptim midis shqiptareve eshte me shume me teper vlere dhe i dobishem sesa sharjet dhe akuzat e ndersjella me tradhetare e sherbetore. Askerkush nuk e ka monopolin e patriotizmit, or taj.

Add new comment