Arkiv-Lajme
Shqiptarët, kriminelët e huaj nr. 1 në Itali
Policia italiane gjatë vitit 2013 ka arrestuar 2500 persona, ku gjysma e tyre janë të huaj. Mes të huajve, shqiptarët janë të parët.
Shifrat “e frikshme” dalin nga bilanci i policisë së vendit fqinj gjatë analizës vjetore.
Sipas policisë italiane, bandat më të rrezikshme kanë qenë ato të përbëra nga shqiptarët. Vepra më e shpeshtë është grabitja.
Të tjera banda të rrezikshme, sipas policisë italiane, janë ato rumune dhe bullgare, të cilat kanë karakteristika të njëjta më ato të klaneve mafioze.
S.S
Bosnja prej tre ditësh e mbërthyer nga protestat
Sot është dita e tretë e protestës në Bosnje Hercegovina.
Gjermania dhe Britania në 'luftë' për Trepçen
Gjiganti metalurgji “Trepça” ka futur në ‘luftë’ dy shtete të fuqishme, Britaninë dhe Gjermaninë. Si e para, ashtu edhe e dyta përmes ambasadave të tyre në Prishtinë, kanë dalë me qëndrime të kundërta rreth të ardhmes së minierave.Britanikët mbështesin idenë e Qeverisë së Kosovës, që minierat të shndërrohen në ndërmarrje publike, ku më pas ato do të menaxhohen nga Qeveria e Kosovës.Ndërsa gjermanët kundërshtojnë një ide të tillë. Madje për një gjë të tillë para pak ditësh ka dalë haptas edhe hapur zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Mathias Kiesler, shkruan gazeta “Zëri”. S.S
Rama për standardet e veprave publike: Punët janë bërë shatra-patra
Kryeministri, Edi Rama gjatë fushatës por edhe më parë, ka kritikuar vazhdimisht mungesën e standardeve në realizimin e veprave publike.
Policisë së Shtetit i kufizohet përdorimi i Facebook-ut
Punonjësit e Policisë së Shtetit do ta kenë të ndaluar përdorimin e rrjetit social “Facebook”, si përfaqësues të shtetit shqiptar.Urdhri i firmosur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, u bën të qartë punonjësve të policisë që të kenë kujdes me përdorimin e Facebook-ut.Sipas urdhrit të cilin e ka siguruar “Ora News” ministri sanksionon efektivat që të mos përdorin asesi simbolet e policisë në rrjetin social.Qëndrimet e tyre në këtë rrjet social duhet të jenë të qartësuara se janë mendim personal dhe jo të uniformës që ata mbar
Mbyllen shkollat në Prishtinë, dyshohet se nafta për ngrohje është kancerogjene
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim për mbylljen e disa shkollave në kryeqytet. "Pas raportimeve mediale për nivelin e squfurit në naften që përdoret në shkollat e Prishtinës, komuna e Prishtinës ka urdhëruar analizat në tre shkolla të ndryshme. Sot kemi marrë rezultatet dhe niveli i squfurit në disa shkolla ishte 70 herë më e lartë se niveli normal", ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
Blloku i Julian Sinanajt
Për çfatë mund t’i hyjë në punë një vrasësi një bllok shënimesh? Julian Sinanaj edhe pse paraqitur në media si “vrasës profesionist”, “me shënjestër të pagabueshme”, etj etj, paska pasur një problem: “memorien”.Gjatë arrestimit të tij, policia ka sekuestruar një ditar personal të vrasësit me pagesë. Aty, 31-vjeçari kishte shënuar disa nga veprimtaritë kriminale që kishte kryer në kohë dhe vende të ndryshme. Hetuesit thonë se, Sinanaj kishte shënuar me datë seritë e vrasjeve.
Lojrat Olimpike Dimërore 2014 në Sochi, Vladimir Putini në ankth!
Sot në Sochi të Rusisë, pranë Detit të Zi, zhvillohet edicioni i XXII i Lojërave Olimpike Botërore Dimërore. Garat do të zhvillohen nga data 7 Shkurt deri më 23 Shkurt 2014. Flakadani olimpik ka arritur të enjten në Sochi, pasi ka udhëtuar rreth 65,000 kilometra, përfshirë edhe përmes Polit të Veriut, dhe një vizitë në hapësirë tek kosmonautët rus.
Mërkiç: Rama është i mirëpritur në Serbi
Zgjedhjet e parakohshme në Serbi, kanë bërë që vizita e kryeministri të Shqipërisë parashikuar për t’u zhvilluar gjatë muajit shkurt të shtyhet.Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, shprehet se vizita mund të kryhet në dyjavëshin e dytë të marsit. “Rama është gjithmonë i mirëpritur në Serbi. Unë isha në Tiranë dhe e shijova mikpritjen e miqve tanë shqiptarë. Uroj gjithashtu që ministri juaj i Jashtëm, z. Bushati do të vizitojë së shpejti Beogradin.
Edhe Google del kundër Rusisë
Google u është bashkuar korit të kompanive amerikane që kanë dalë kundër ligjit rus për kufizimin e të drejtave të homoseksualëve.E ashtuquajtura “shkarravina e Google, ikona që vendoset në faqen e parë të motorit të kërkimit, është vendosur flamuri ylber i ilustruar me atletë.Sot është dita kur hapen Lojtar Olimpike Dimërore në Sochi.