Mbyllen shkollat në Prishtinë, dyshohet se nafta për ngrohje është kancerogjene

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim për mbylljen e disa shkollave në kryeqytet. "Pas raportimeve mediale për nivelin e squfurit në naften që përdoret në shkollat e Prishtinës, komuna e Prishtinës ka urdhëruar analizat në tre shkolla të ndryshme. Sot kemi marrë rezultatet dhe niveli i squfurit në disa shkolla ishte 70 herë më e lartë se niveli normal", ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
"Për këtë arsye kemi marrë vendimin për ndërprerjen e procesit mësimor në shkollat që nxehen me naftë. Poashtu kam dërguar letër në Institutin e Shëndetit Publik për të na dhënë vlerësim të rrezikshmërisë të këtij niveli të squfurit. Në të njejten kohë po zhvillojmë një plan të hollësishëm për analiza në çdo shkollë që mësimi mos të ndërpritet më gjatë se sa është e nevojshme. Kjo është vetëm masë preventive për të ruajt shëndetin e fëmijëve derisa të jemi të sigurtë se edhe shkollat janë të sigurta".
Të kontaktuar nga Express, në Ministrinë e Arsimit kanë thënë se vendimi për mbylljen e shkollave është marrë nga komuna dhe se nuk është vendim i tyre.
Zh.
Comments
Di kush te shpjegoje pse

Di kush te shpjegoje pse Media ne Kosove nuk i referohes medias, jetes, lajmeve; a cdo gje qe ndodh ne Shqiperi?

Kosova Sot (link poshte Re.Pu) eshte e bardhe, nje link te vogel ''Vdiq Artisti Popullit I.Madhi''

Gazeta Express ka dicka per ''Vece Zelen''

Koha Ditore ka ''homazhe per Vacen ne aeroportin Adem Jashari''

Media ne Kosove nuk ka links ndaj Medias se Shqiperise. Aty permenden dhe z-list celebs ne Britani apo planet e Simon Cowell; as Tirana, as Bashkia jone, as Shqiperia e as gje tjeter.

Media Shqiptare -flas Re.Pu, meqe jemi ketu - na ka trajtuar (me shume zemer-gjeresi) me Lajme pre/post Limaj (para se te dilte/ pasi doli ne TV) Shpendin, Arbrin, Prishtinen, Thacin, e 8-12 lajme ne 2-3 ditet e fundit!

Pse?

A ja gjen njeri fillin kesaj Pune?

Add new comment