Rama për standardet e veprave publike: Punët janë bërë shatra-patra

Postuar në 07 Shkurt, 2014 08:22

Kryeministri, Edi Rama gjatë fushatës por edhe më parë, ka kritikuar vazhdimisht mungesën e standardeve në realizimin e veprave publike. Gjatë inspektimit të punimeve në ndërtimin e Rrugës së Elbasanit, Rama, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka folur për problematikën në ndërtimin e veprave publike. “Nga njëra anë do të bëjmë çmos që gjithë këtë punë të sapo nisur ta vendosim në shinat e duhura të respektimit të afateve dhe cilësisë dhe nga ana tjetër, të mund të rehabilitojmë çfarë është e mundur, në kushtet kur tanimë një pjesë e gjërave janë të palëvizshme, sepse projektet janë bërë dhe punët janë bërë shatra-patra, siç ishte zakoni”, është shprehur Rama. Kryeministri ka shtuar se, kjo rrugë do të jetë vetëm “guri i themelit” në formësimin e një modeli të ri infrastrukturor, ku mungesa e cilësisë dhe standardeve nuk do të tolerohet.“Besoj që në përfundim, të gjithë do të jemi në gjendje të bëjmë dallimin dhe në të njëjtën kohë do të kemi vënë një gur themeli në një rrugë të re të projektimit, të zbatimit, të monitorimit dhe në fund fare, të përputhjes së shpenzimeve që bëhet me paratë e shqiptarëve, me ambicien e shqiptarëve për të pasur rrugë evropiane dhe jo një vend mes Evropës, ku rrugët janë për faqen e zezë.” S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.