Bosnja prej tre ditësh e mbërthyer nga protestat

Postuar në 07 Shkurt, 2014 12:39

Sot është dita e tretë e protestës në Bosnje Hercegovina. Shumë ndërtesa qeveritare janë në flakë për shkak të mungesës së punës dhe amullisë politike.Këto janë protestat më të këqija që prej viteve të luftës 1992-95.Policia u është përgjigjur trazirave me gaz lotsjellës, tymuese dhe plumba gome.Protestuesit kanë tentuar të hyjnë dhe në Presidencë, por nuk janë lejuar nga policia speciale që ka ndërhyrë duke i lagur me ujë.Deri tani raportohet për mbi 100 të plagosur.Një zëdhënës i Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule u ka bërë thirrje protestuesve dhe policisë të evitojnë dhunën.Trazirat kanë si pikënisje Tuzlën, ku punonjësit e një fabrike protestuan për mbylljen e saj. Në Bosnje përllogaritet se një në katër persona është i papunë. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.