Arkiv-Lajme
Basha sqaron (sërish) pozicionin e PD-së për reformën territoriale, me pak Ramiz brenda
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi të dielën për një takim me gazetarët, gjatë të cilit sqaroi edhe një herë pozicionin e opozitës mbi çështjen e reformës territoriale, e cila sipas Bashës nuk mund të realizohet pa konsensusin me opozitën. “Konsensusi është domosdoshmëri për këtë reformë, s’ka asnjë detyrim Kushtetues por detyrim politik dhe moral. Rivendosja e konsesusit është parimi nga i cili nuk mund të iket, dhe siç shtoi Basha, “këtë nuk e ka bërë As Ramiz Alia”.
Një në tre italianë thonë se “seksi mes një të rrituri e një mituri është ok”
Agjencia e famshme e sondazheve ‘Ipsos’ ka kryer një studim për hesap të organizatës joqeveritare ‘Save the Children’, dhe i ka shokuar italianët me një nga rezultatet që kanë të bëjnë me këtë vend. Gati 1/3 e të rriturve atje janë me idenë se një kontakt seksual mes njërit syresh e një të mituri (një personi nën moshën 18 vjeç) është një gjë e pranueshme. Ndërsa ata që nuk e mendojnë këtë punë kështu janë me idenë se fajin për marrëdhënie të tilla e kanë të rriturit, s’ka gjë se nuk përjashtojnë nga përgjegjësia as adoleshentët.
Alibeaj rishfaqet: PD në opozitë është gjithë klas e elegancë
Në një intervistë dhënë Mapos, ish ministri Enkelejd Alibeaj ka thënë të vetën lidhur me zhvillimet politike të kohëve të fundit, por ka rënë në sy ajo që ai thotë për rolin që luan Basha e për rolin që luan Berisha në PD-në e sotme. Në stilin e ca të tjerëve përpara tij, Alibeaj nuk shikon asnjë eklipsim të Bashës prej Berishës, gjë që sipas tij e shohin “analistë me frymëzim të majtë”.
Ja çfarë thotë ai saktësisht:
Ymeri versus Maliqi: Fjala ‘plehrë’ dominon debatin e një dite në Prishtinë
Visar Ymeri i Vetëvendosjes, duke reaguar ndaj atyre që nuk e kanë mbështetur, apo mbështetur përgjysmë e me kushte protestën e studentëve kundër rektorit Ibrahim Gashi, ka publikuar në rrjetet sociale një shënim, që nuk të lë indiferent: “Dhe në tërë këtë mes ka plehëra që janë në anën e policisë (e përdorur këtu si mjet dhune e pushtetit) dhe, madje, paska plehëra që janë në anën e këtyre plehërave", shprehet ai.
Vija bregdetare, bum aplikimesh, deri tani 96 projektues
Ministria Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka bërë të ditur se 96 projektues kanë aplikuar në konkursin për Vijën Bregdetare të qytetit të Vlorës. Kjo ministri ka njoftuar se, në faqen e Konkursit Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare kanë aplikuar 96 projektues, nga te cilët 66 studio ndërkombëtare, 15 studio vendase dhe 15 grupime studentore.
Teksti i plotë i dorëheqjes së Ibrahim Gashit
Ibrahim Gashi, siç pritej të ndodhte, ka dhënë dorëheqjen dje pas ditësh të tëra protestash të studentëve e pas një debati të madh që i përfshiu të gjithë. Ja teksti i plotë i dorëheqjes:
“Kam vendosur për këtë hap pas një presioni të vazhdueshëm, shpesh herë edhe të pandershëm dhe me implikime të thella politike të një grupi të studentëve, një pjese të shoqërisë civile dhe të qarqeve të caktuara politike.
Është e enjte, ka seancë parlamentare live në TV; o burra ta ndjekim!!!
Në një shkrim me titull “Jemi në krizë të vazhdueshme”, Ilir Yzeiri i rikthehet argumentit të transmetimit live nga të gjitha televiozionet tona lokale e kombëtare të seancave parlamentare, të cilat ai i quan “gjënë më të rëndë, më banale, më të dënueshme”. Dhe vijon: “Njerëzit këtu te ne janë robër të ekranit të vogël, sepse jeta jashtë shtëpisë nuk ekziston. Nuk ka teatër, nuk ka kinema, nuk ka forma të tjera zbavitjeje. Format e zbavitjes në Shqipëri kanë mbetur kafehanet me tym duhani, restorantet, lojërat e fatit, lokalet e basteve dhe televizioni.
Britani, ministri i Emigracionit jep dorëheqjen për shkak të pastrueses
Ministri për Emigracionin, Mark Harper ka dhënë dorëheqjen pas lajmit se, pastruesja e tij nuk ka leje për të punuar në Britaninë e Madhe.Në letrën dërguar kryeministrit, David Kamerun ai shpjegon se në vitin 2007, kishte kryer kontrollin e nevojshëm për pastruesen e apartamentit dhe ishte vënë në dijeni se ajo kishte të drejtë të punonte në Britani.Harper thotë se këtë gjë kishte bërë edhe në vitin 2010, kur u emërua ministër si dhe në 2012-ën, por më vonë nuk e ka bërë një gjë të tillë.Por pasi u bë e qartë se, pasuruesja e tij nuk kishte më të drejtë të punonte në Britani dhe ajo punonte
Ushtria angazhohet për pastrimin e mbeturinave
Pas vendimit të marrë nga komisioni ndërministror për shpalljen e emergjencës civile për gjendjen e mjedisit, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura është angazhuar në akset nacionale, për pastrimin e mbeturinave.Që në orët e para të mëngjesit të sotëm efektivët e FA u vendosen në të gjithë territorin e zonës Lezhë-Shkodër duke pastruar mbetjet.
Rektori Gashi jep dorëheqjen; por në Prishtinë nuk mbeti njeri pa e thënë të vetën
Janë të shumtë zërat publikë që janë dëgjuar në debatin lidhur me çështjen “Gashi” në Kosovë.