Teksti i plotë i dorëheqjes së Ibrahim Gashit

Ibrahim Gashi, siç pritej të ndodhte, ka dhënë dorëheqjen dje pas ditësh të tëra protestash të studentëve e pas një debati të madh që i përfshiu të gjithë. Ja teksti i plotë i dorëheqjes:
“Kam vendosur për këtë hap pas një presioni të vazhdueshëm, shpesh herë edhe të pandershëm dhe me implikime të thella politike të një grupi të studentëve, një pjese të shoqërisë civile dhe të qarqeve të caktuara politike.
Qasja ime gjatë ushtrimit të detyrës së rektorit, gjithnjë ka qenë refelektim i një përgjegjësie institucionale për trajtimin e të gjitha shqetësimeve të ngritura vetëm përmes normave dhe strukturave tëparapara me statut dhe ligj. Kam dashur që, për përgjegjësinë eventuale të cilitdo, e në këtë kuadër edhe përgjegjësinë time, fjalën e tyre fillimisht ta thonë organet e Universitetit, por, meqë presioni që po ushtrohet ndaj Universitetit tashmë ka rrezikuar funsionimin e tij, atëherë vendosa të jap dorëheqje i bindur se me këtë akt Universiteti do të lihet i qetë që të kryejë punën e vet.
I bindur në pafajësinë time, dorëheqja ime nuk nënkupton ikje nga përgjegjësia, adresimi i të cilës tanimë ka filluar ndaj të gjithëve, e për të cilën unë inkurajoj organet e Universitetit që t’u shkojnë deri në fund.
Me këtë rast, dua të falënderoj gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, stafin akademik, atë administrativ, dhe bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë që edhe në momentet më të ndjeshme ishin konstruktiv dhe të vendosur për të mbajtur funksionet vitale të Universitetit.
I nderuar z. kryetar Nitaj dhe ju anëtarë të Këshillit Drejtues;
Duke ju falënduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin tuaj shumë konstruktiv në kapërcimin e kësaj situate, ju lutem që të pranoni dorëheqjen time.
Me respekt, Prof.dr.Ibrahim Gashi.
Re.Pu.
Comments
Or moderator(e) nuk e shifni
<p>Or moderator(e) nuk e shifni ju qe po ua permbytin blogun me lume fjalesh koti........???????</p>
Add new comment