Britani, ministri i Emigracionit jep dorëheqjen për shkak të pastrueses

Ministri për Emigracionin, Mark Harper ka dhënë dorëheqjen pas lajmit se, pastruesja e tij nuk ka leje për të punuar në Britaninë e Madhe.Në letrën dërguar kryeministrit, David Kamerun ai shpjegon se në vitin 2007, kishte kryer kontrollin e nevojshëm për pastruesen e apartamentit dhe ishte vënë në dijeni se ajo kishte të drejtë të punonte në Britani.Harper thotë se këtë gjë kishte bërë edhe në vitin 2010, kur u emërua ministër si dhe në 2012-ën, por më vonë nuk e ka bërë një gjë të tillë.Por pasi u bë e qartë se, pasuruesja e tij nuk kishte më të drejtë të punonte në Britani dhe ajo punonte ilegalisht, Harper dha dorëheqjen.Në përgjigje të letrës, Kamerun i ka shkruar Harperit se ai ka marrë një “vendim të respektueshëm”. S.S
Add new comment