Alibeaj rishfaqet: PD në opozitë është gjithë klas e elegancë

Postuar në 09 Shkurt, 2014 06:55

Në një intervistë dhënë Mapos, ish ministri Enkelejd Alibeaj ka thënë të vetën lidhur me zhvillimet politike të kohëve të fundit, por ka rënë në sy ajo që ai thotë për rolin që luan Basha e për rolin që luan Berisha në PD-në e sotme. Në stilin e ca të tjerëve përpara tij, Alibeaj nuk shikon asnjë eklipsim të Bashës prej Berishës, gjë që sipas tij e shohin “analistë me frymëzim të majtë”.

Ja çfarë thotë ai saktësisht:

“Nuk e ndaj me ju këtë ndjesi. Ndoshta menjëherë pas dorëheqjes së tij dhe zgjedhjes së lidershipit të ri u krijua një perceptim i tillë, kjo më shumë në saj të “befasisë”, prej së cilës u kapën shumë njerëz prej këtij procesi, mes tyre edhe analistë, kryesisht ata me frymëzim të majtë. Tashmë, është e kristalizuar qartë linja politike e PD, e cila pa asnjë mëdyshje orientohet nga stili i të bërit politik të kryetarit, z. Basha. E shpjegova më sipër, që “modeli Basha” i të bërit politikë, për shkak se koha dhe situata e re e kërkon, është ravijëzuar qartë tashmë. Është jo vetëm e udhës, porse është e nevojshme konsultimi i kryetarit të Partisë me të gjithë asetet politike të partisë e ndër ta, edhe me deputetët, përfshi z. Berisha. Kam idenë që ata që shpërhapin një tymnajë të tillë, pra të një ndikimi “të shproporcionuar” të z. Berisha në politikën e PD, e thonë këtë ngaqë e njohin forcën e vërtetë politike të tij dhe për më tepër, i tremben asaj!! Ajo çfarë unë vërej, është se aktivizimi i deputetëve të tjerë duhet të rritet në lartësinë e aktivitetit të z. Berisha. Një opozitë e gjendur nën një sulm të paprinciptë, siç po shpalos mazhoranca aktuale e kërkon një sjellje të tillë. E udhës është që në instancë të parë, opozita të mbajë qëndrimin e deritanishëm, pra pjekuri politike, klas dhe elegancë në formulimin dhe artikulimin e ofertës dhe qëndrimeve politike, persistencë skrupuloze në ruajtjen e vlerave të demokracisë, por sigurisht duhet të shndërrohet në opozitë qëndresëtare dhe përballuese ndaj çdo sulmi me dhunë, që bën kjo mazhorancë, qoftë edhe ‘sy për sy e dhëmbë për dhëmbë’.”

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Xha Sulo (not verified) on

<p>hahahahahahaha</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.