Arkiv-Lajme
Qosja në një replikë të re për kohërat e Jugosllavisë
Rexhep Qosja është përfshirë sërish në një debat publik në Kosovë. Arsye këtë herë është bërë një deklaratë e kreut të Akademisë së Shkencave të Kosovës, sipas të cilit Rexhep Qosja ka ndikuar që dikur në kohën e Jugosllavisë, të zgjidhet anëtar nderi Sinan Hasani, një drejtues politik i federatës së asaj kohe. Madje, sipas kësaj deklarate, Qosja ka ndikuar që një titull nderi t’i jepet edhe Titos në vitin 1979.
Gjykata vendos që koleksionisti Thimo të mbetet në burg. Prokuroria thotë se e ka kryer akt-ekspertimin
Kishte depozituar më herët një kërkesë që hetimet ndaj tij të zhvillohen nën një masë më të butë sesa arresti me burg. Por Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e koleksionistit Gjergji Thimo për ndryshim të masës së sigurisë. I akuzuari pretendoi ndryshimin e masës për shkaqe shëndetësore. Arrestimi i Thimios hapi mjaft diskutime në muajin tetor për shkak se ai është i njohur si koleksionist i veprave te artit.
Ç’do ndodhte me kombëtaren zvicerane pa emigrantët? S’do ekzistonte
Vendimi i Zvicrës nëpërmjet një referendumi për të mos lejuar emigrantë pa limit në vendin e tyre, qoftë dhe emigrantë të ardhur nga BE-ja, ka bezdisur shumëkënd. Shumë media po i kualifikojnë zviceranët si mosmirënjohës, pasi janë një popull që ka ngritur mbrothësinë e begatinë e vet mbi bazën e fuqisë punëtore të huaj. Gazeta gjermane ‘Die Welt’ ka kapur një anë tjetër të mosmirënjohjes e të absurdit. Duke shtruar pyetjen: Sa vetë do të mbeteshin në kombëtaren zvicerane të futbollit, sikur të mos llogarisnim emigrantët, si turku Inler, shqiptari Berhami, etj?
Kosovë: E tepron mass-media duke nënvizuar shqetësimin prej ekstremizmit fetar? Apo media thjesht raporton atë që ndodh?
Xhavit Haliti shkruan në mes të thjerash në një shkrim të vetin të publikuar në gazetën Express: “Në dokumentin e paraqitur nga Ministria e Jashtme në Komisionin për Punë të Jashtme pranë Kuvendit të Kosovës (nëntor 2013) ekstremizmi politik fetar është cilësuar si rrezik kryesor, pas strukturave ilegale në veri, i cili mund të cenojë vendin. I njëjti shqetësim u shfaq qartë edhe në analizën vjetore të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, ku u nënvizua rrezikshmëria e radikalizmit dhe ekstremizmit me theks fetar.”
Fatos Klosi në krye të Agjencisë së Energjisë Bërthamore. Që do të bëhet një institucion energjetik
Agjencia Kombëtare e Energjisë Bërthamore në fakt ekziston. Institucioni i krijuar nga ish kryeministri Berisha në valën e entuziazmit energjetik nuklear, ka për kryetar ish-shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Profesori i fizikës, shkruan shqiptarja.com, ka thënë se është në këtë detyrë që nga nëntori i vitit të kaluar, por që këtu do të jetë për të reformuar këtë institucion dhe për ta kthyer atë në një institucion mirëfilli të energjisë. Emërimin zyrtar Klosi e mori nga kryeministri Rama.
Kosova të anëtarësohet në NATO. 40 kongresmenë i shkruajnë presidentit Obama
Megjithëse janë zhvilluar disa raunde negociatash me Serbinë, Beogradi bëjnë lojra fjalësh kur vjen puna për njohjen zyrtare të shtetit të Kosovës. Ekziston edhe një frikë se anëtarësimi i shpejtë i Serbisë në BE, megjithë kushtin e fortë të Brukselit për njohjen e Kosovës, mund të sjellë një situatë ku Serbia të pengojë hapat integrues të Prishtinës.
Tahiri-Haxhinasto, “goditje e përqëndruar” për sigurinë rrugore. Paketa me 60 masa. Me alkool në timon, 10 ditë burg
Projekti i paketës së re për sigurinë ligjore u prezantua sot nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ai Brendshëm, Sajmir Tahiri. Po sot paketa me rreth 60 masa ligjore dhe operacionale do kalojë në qeveri për miratim.
Obama me Beyonce-n? Rezultoi e gjitha një sendërgji. Ashtu si me dyshen Clinton-Harley
Me sa duket, scoop-i i paralajmëruar nga paparaci francez, Pascal Rostain, ishte një sendërgji e tij. “Të martën, në SHBA, do të publikohen provat që provojnë një lidhje jashtëmartesore të presidentit Obama me këngëtaren Beyonce; publikimi do të bëhet në Washington Post”, tha ai për një radio franceze, dhe me siguri i kish kredencialet të mira teksa thosh këtë, pasi sapo kish publikuar ai vetë një numër fotosh që kishin të bënin me jetën private të presidentit francez nën shoqërinë e një aktoreje. Gazeta Washington Post nuk kish ndonjë lajm të këtij lloji sot.
Hetimet: Kryebashkiaku Mziu sajonte taksa arbitrare ndaj privatëve. Presioni ndaj të vetëve: Fitoni gjyqin ose lini punën
Shqiptarja.com ka zbardhur sot zbulimet e njësisë hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, lidhur me akuzat ndaj kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu për vendosje taksash arbitrare ndaj kompanive private. Prokuroria ka marrë të pandehur tre zyrtarë të bashkisë Kamzës, kryebashkiakun Mziu, juristin Atlis Hoti dhe drejtorin e Tatim-Taksave, Bujar Loshi. Kryebashkiaku i Kamzës ka vepruar në mënyrë arbitrare për disa vite me rradhë duke vendosur gjoba të pamerituara në ngarkim të subjekteve “Gjoka Konstruksion” dhe “Albavia”.
Arvizu “nxjerr nga rreshti bllokues” PDIU-në për reformën territoriale
Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me deputetët e asaj që i quajti “partia e dytë e opozitës”, PDIU, kishte për kryetemë reformën territoriale dhe rolin e opozitës në këtë proces kaq të rëndësishëm. Pas takimit dyorësh në selinë e PDIU-së, ambasadori Arvizu theksoi se ai kishte vlerësuar pas takimit rolin parlamentar të kësaj partie, ku mundësia e PDIU-së për të qenë konstruktive në jetën politike shqiptare ishte e madhe.