Hetimet: Kryebashkiaku Mziu sajonte taksa arbitrare ndaj privatëve. Presioni ndaj të vetëve: Fitoni gjyqin ose lini punën

Shqiptarja.com ka zbardhur sot zbulimet e njësisë hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, lidhur me akuzat ndaj kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu për vendosje taksash arbitrare ndaj kompanive private. Prokuroria ka marrë të pandehur tre zyrtarë të bashkisë Kamzës, kryebashkiakun Mziu, juristin Atlis Hoti dhe drejtorin e Tatim-Taksave, Bujar Loshi. Kryebashkiaku i Kamzës ka vepruar në mënyrë arbitrare për disa vite me rradhë duke vendosur gjoba të pamerituara në ngarkim të subjekteve “Gjoka Konstruksion” dhe “Albavia”. Ndaj kësaj të fundit vlera e gjobave ka qënë 120 milion lekë të vjetra ndërsa për subjektin tjetër “Gjoka Konstruksion” gjoba shkonte në 50 milion lekë të vjetra. Kur subjektet bënin padi gjyqësore dhe gjykata u jepte të drejtë, Mziu ushtronte presion edhe ndaj vartësve, ku në një rast ka kërcënuar me largim nga puna dy vartësit e tij, Atlis Hoti dhe Bujar Loshin, “nëse bashkia nuk arrinte të fitonte gjyqin në Gjykatën e Apelit”. Pavarërisht këtij kërcënimi, bashkia e Kamzës ka humbur gjyqin.
Lexoni më shumë në: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/xhelal-mziu-gjoba-...
a.k
Add new comment