Gjykata vendos që koleksionisti Thimo të mbetet në burg. Prokuroria thotë se e ka kryer akt-ekspertimin

Postuar në 11 Shkurt, 2014 12:49

Kishte depozituar më herët një kërkesë që hetimet ndaj tij të zhvillohen nën një masë më të butë sesa arresti me burg. Por Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e koleksionistit Gjergji Thimo për ndryshim të masës së sigurisë. I akuzuari pretendoi ndryshimin e masës për shkaqe shëndetësore. Arrestimi i Thimios hapi mjaft diskutime në muajin tetor për shkak se ai është i njohur si koleksionist i veprave te artit. Policia tha në atë kohë që në aksionin e saj bllokoi mbi 1000 vepra arti shumica e tyre pjesë e ikonostaseve dhe e objekteve te tjera fetare. Ne një kohë që kërkoi për hetimet ekspertë nga fusha e artit, prokuroria deklaron se ka përfunduar akt ekspertimin e kryer ndaj këtyre objekteve, ku dhe rezulton se gati 30 prej tyre janë të vjedhura. Koleksionisti nuk e ka pranuar akuzën e prokurorisë së Tiranës. E shoqja e Thimos ka deklaruar në shtyp se njerëz të pushtetshëm fshihen pas këtij akti dhe se koleksionist kishte bërë të pamundurën, duke kërkuar vazhdimisht dhe ndihmën e shtetit, për ruajtjen dhe ekspozimin e këtyre veprave.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.