Arkiv-Lajme
Lëvizje pa viza edhe mes Kosovës dhe Maqedonisë
Gazeta “Express” njofton se që nga muaji mars e tutje mes Kosovës dhe Maqedonisë do të aplikhet lëvizja e lirë pa viza, por vetëm me letërnjoftime. Ky është një hap më tej në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, i bërë i mundur falë shpërndarjes edhe në Kosovë të dokumenteve biometrike. Kosova është pika e fundit në rajon për të drejtat e lëvizjes, kjo si pasojë e problemit politik të njohjes së saj si shtet. Ndërkohë në rajon është liberalizuar thuajse plotësisht lëvizja, përveç atyre vendeve që janë anëtarë të BE-së e ku zbatohet procedura standard e unionit.
s.z
Frekuencë e “re” nga Presidenti: "Shqipëria në provë për ruajtjen e integritetit kushtetues të institucioneve të pavarura"
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka ndryshuar gjatëisnë e valës së deklaratave në takimin që ka patur sot me zv.presidentin e Parlamentit Europian Gianni Pittella. Sipas njoftimit të Presidencës, i dhënë në vetën e tretë, Nishani ka nënvizuar si sfida të procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE, reformën në drjetësi që sipas tij “duhet të bazohet dhe reflektojë tre kolona kryesore: transparencën, efiçencën dhe pavarësinë e sistemit”. Dhe në këtë të fundit qasja e Presidentit të Republikës ka qenë e ngjashme me deklaratat që prej kohësh vijnë nga opozita.
Greva e Korçës shtrihet edhe në Kukës. Drejtuesit e furgonëve: "Në lojë mbijetesa jonë ekonomike"
Ndalimi i transportit të pasagjerëve përmes furgonëve rrezikon të kthehet në një problem social jo të vogël. Sot grevës stë nisur nga drejtuesit e këtyre mjeteve në Korçë, i është bashkuar edhe një pjesë e drejtuesve të frugonave në Kukës. Balkanëeb citon një prej drejtuesve sipas të cilit ky vendim i qeverisë ndikon drejtpërdrejt në mbijetesën e familjeve të tyre. “Me këtë punë mbajmë me bukë fëmijët. Tahiri të ndëshkojë përgjegjësit e aksidenteve dhe jo njerëzit e ndershëm”, shprhet një prej pjesëmarrësve në grevë.
Komente për Vaçe Zelën: Të gjithë flasin për zogun këngëtar, dhe harrojnë kafazin ku ish mbyllur ky zog
Andi Bushatit i ka bërë përshtypje “luzma e madhe të atyre që nxituan të thonë një fjalë të mbrame për Vaçe Zelen, turma e arrivistëve që kërkojnë ta bashkëngjisin emrin e tyre me ditën e fundme të ndonjë figure të famshme, anonimët që qëmtojnë raste të tilla për t’u ngjitur në skenë, patetikët që më tepër se të mendojnë, kërkojnë të përloten, politikanët që më shumë se për reflektim, kanë nevojë për vota”, dhe “mes gjithë këtij deliri shkarashkrrues, reagimi më i sinqertë i ëhstë dukur ai i Nexhmije Hoxhës”.
Shtypi më i lirë se një vit më parë?
Reporterët pa Kufij kanë publikuar një raport për lirinë e shtypit. Dhe Shqipëria sipas këtij raporti ka një rritje në krahasim me vitin e kaluar. Këtë vit, vendi ynë renditet i 85-i, ndërkohë që një vit më parë ishte në vendin e 102-të. Ndërkohë Kosova rezulton më mirë në renditje, pasi ajo është listuar në vendin e 80-të nga i 85-ti që ishte një vit më parë. Në planin rajonal më keq është Mali i Zi në vendin e 114-të, ndërsa më mirë është Sllovenia në vendin e 34-t.
Apel edhe nga ndërkombëtarët për reformën territoriale
Për reformën territoriale është prononcuar sot edhe zv. presidenti i Parlamentit Evropian Gianni Pittella. Në një takim me kryeministrin Edi Rama, Pittella ka apeluar për pjesëmarrje të opozitës në komisionin përkatës, pasi sipas tij kjo është një çështje që nuk lidhet me interesat vetëm të një pale. “Opozita po mban një qëndrim të gabuar ndaj reformës administrative- territoriale. I bëj apel opozitës shqiptare të ndryshojë qëndrim pasi integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është as e qeverisë, as e opozitës, por e të gjithë shqiptarëve”, tha Pittella.
Reuters: janë mijra të huaj të përfshirë në luftën civile siriane; mes tyre dhe ballkanas
Ja disa të dhëna nga konflikti në Siri: “Janë 3,300-11,000 luftëtarë nga më shumë se 70 vende të botës, përfshirë dhe europiano-perëndimorë që u janë bashkuar rebelëve sirianë kundër presidentit Bashar al-Assad, familja e të cilit ka mbi 40 vjet që sundon në Siri; janë vrarë deri më tani 100 mijë vetë gjatë luftës civile atje; 80% e luftëtarëve të huaj janë arabë e europianë; por ka edhe militantë nga Azia, Amerika e Veriut, Afrika, vendet e ish BRSS-së dhe Ballkani; kontingjentet më të mëdha perëndimore vijnë prej Francës e Britanisë së Madhe, pothuaj 18% e të gjithë luftëtarëve të juaj; a
I “penduari” i madh i 7501-it
Takimi i Ramës me “institucionet e pavarura” për bashkëpunim kundër korrupsionit?! Për dy prej tyre e majta kërkon shkarkim
Ishte një takim interesant ai i kryeministrit sot me krerët e institucioneve të pavarura në vend, ku shoqërohej nga Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi. Në këtë takim shumë formal, sipas njoftimit zyrtar “u diskutua mbi forcimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese dhe Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit. Gjatë fjalës së tij Kryeministri theksoi rëndësinë e pasjes së një bashkëpunimi sa më efikas për të garantuar një proces të konsoliduar të shkëmbimit të informacionit dhe për të rritur forcën ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit dhe nd
Qosja në një replikë të re për kohërat e Jugosllavisë
Rexhep Qosja është përfshirë sërish në një debat publik në Kosovë. Arsye këtë herë është bërë një deklaratë e kreut të Akademisë së Shkencave të Kosovës, sipas të cilit Rexhep Qosja ka ndikuar që dikur në kohën e Jugosllavisë, të zgjidhet anëtar nderi Sinan Hasani, një drejtues politik i federatës së asaj kohe. Madje, sipas kësaj deklarate, Qosja ka ndikuar që një titull nderi t’i jepet edhe Titos në vitin 1979.
