Frekuencë e “re” nga Presidenti: "Shqipëria në provë për ruajtjen e integritetit kushtetues të institucioneve të pavarura"

Postuar në 12 Shkurt, 2014 06:15

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka ndryshuar gjatëisnë e valës së deklaratave në takimin që ka patur sot me zv.presidentin e Parlamentit Europian Gianni Pittella. Sipas njoftimit  të Presidencës, i dhënë në vetën e tretë, Nishani ka nënvizuar si sfida të procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE, reformën në drjetësi  që sipas tij “duhet të bazohet dhe reflektojë tre kolona kryesore: transparencën, efiçencën dhe pavarësinë e sistemit”. Dhe në këtë të fundit qasja e Presidentit të Republikës ka qenë e ngjashme me deklaratat që prej kohësh vijnë nga opozita. “Kreu i Shtetit theksoi faktin se Shqipëria është para një prove të rëndësishme që ka të bëjë me ruajtjen e integritetit kushtetues të institucioneve të pavarura”, njofton Presidenca. Nuk bëhet e ditur se çfarë nënkupton konkretisht  Presidenti për këtë çështje, ndaj edhe një sqarim është i nevojshëm në këtë rast. Ajo që mund të merret me mend është pozicionimi i Presidentit në ruajtjen e status quosë së drejtimit të insititucioneve aktuale, duke paralajmëruar ndërkohë se në rast të kërkesave për ndryshim, ai do të përdorë tagrin e vet kushtetues për të mos lejuar ndryshime të cilat gjithsesi priten. Një prej institucioneve të kontestuara është SHISH, por edhe disa gjykata, sikurse ILDKP-ja, apo edhe fakti se së shpejti mazhoranca do të prezantojë nismën për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

s.z   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.