Greva e Korçës shtrihet edhe në Kukës. Drejtuesit e furgonëve: "Në lojë mbijetesa jonë ekonomike"

Ndalimi i transportit të pasagjerëve përmes furgonëve rrezikon të kthehet në një problem social jo të vogël. Sot grevës stë nisur nga drejtuesit e këtyre mjeteve në Korçë, i është bashkuar edhe një pjesë e drejtuesve të frugonave në Kukës. Balkanëeb citon një prej drejtuesve sipas të cilit ky vendim i qeverisë ndikon drejtpërdrejt në mbijetesën e familjeve të tyre. “Me këtë punë mbajmë me bukë fëmijët. Tahiri të ndëshkojë përgjegjësit e aksidenteve dhe jo njerëzit e ndershëm”, shprhet një prej pjesëmarrësve në grevë. Si shkak i kësaj ndërhyrjeje ka shërbyer edhe aksidenti në Kukës ku humbën jetën 6 persona, por ky moment duket se është lexuar si një sebep më shumë. Ka disa vite që konflikti për shërbimin e transportit publik pasi furgonat kanë ulur shumë fitimet e linjave të autobusëve të cilët pretendojnë se punojnë të licensuar, por po goditen nga konkurenca e pandershme. Do kujtuar këtu se problemi para disa vjetësh ka qenë shumë i ndjeshëm edhe për transportin urban brenda Tiranës, por i cili u zgjidh me ndërhyrjen e qeverisë, por edhe me përmirësimin e shërbimit nga autobusët e linjës. Në këtë pikë, vendimi i ministrit të Brendshëm dhe atij të Transporteve nuk parashikon sesi do të kompnesohet kjo kategori që e ka lidhur punësimin e vet me transportin e pasagjerëve, por nëse i referohemi sërish prononcimeve të sjella nga Balkanëeb greva do të vazhdojë. “Është e pafalshme, nuk duhen bllokuar furgonat. Për ne janë buka e gojës, kështu mbyllen vende pune nuk hapen vende pune. Kjo qeveri të kontrollojë transportin e paligjshëm jo ne të ligjshmit”, u shprehën drejtues të furgonave të transportit të pasagjerëve në Kukës.
s.z
Comments
"Buka e gojes" thoshin edhe
<p>"Buka e gojes" thoshin edhe furrat e geleqeres, thone edhe prerje e druve me e pa kriter. Po me kete logjike do shkohte perpara, qe te fitojne disa buken e gojes duhet te demtohen jete njerezish ose mjedisi, per sot e per te ardhmemen. Nuk mund te jete i goditur por edhe ai qe vjedh per skrap, tele korenti, hekura ure, mbrojtese rrugesh nga kjo logjike nisen, per "buken e gojes". Vetem ndonje si Berisha i inkurajon kete lloje "buke goje", sepse ai i krijoi dhe ai nuk pyeti e nuk pyet per Shqiperine e per jeten e njerezeve.</p>
Korca e lene pa asnje
<p>Korca e lene pa asnje perspektive nga familja Berisha gjthmone ka mbijetuar duke punuar dhe duke mos u ankuar.Furgonet jane nje bisnes i vogel qe ka vetepunesuar shume korcare qe nuk kane asnje alternative tjeter.Bllokimi i furgonave eshte nje e keqe e madhe per ta.Si ne cdo vend te botes kontrollli teknik i makinave dhe pajisja me licensa per kete lloj profesioni eshte nje takse e mire per qeverine.</p><p>Rama ka shume gjera te tjera per te bere perpara se tu kerkoje Llallave dhe Ajazeve te ndryshojne.Eshte njelloj sikur ti kerkosh ujkut te zbutet.</p><p>Mjaft me vonesa,pord.. dhe demagogji.votat i keni,Futni Salen brenda dhe pastaj meruni me gjera te tjera me te parendesishme.</p>
Add new comment