Komente për Vaçe Zelën: Të gjithë flasin për zogun këngëtar, dhe harrojnë kafazin ku ish mbyllur ky zog

Postuar në 12 Shkurt, 2014 05:01

Andi Bushatit i ka bërë përshtypje “luzma e madhe të atyre që nxituan të thonë një fjalë të mbrame për Vaçe Zelen, turma e arrivistëve që kërkojnë ta bashkëngjisin emrin e tyre me ditën e fundme të ndonjë figure të famshme, anonimët që qëmtojnë raste të tilla për t’u ngjitur në skenë, patetikët që më tepër se të mendojnë, kërkojnë të përloten, politikanët që më shumë se për reflektim, kanë nevojë për vota”, dhe “mes gjithë këtij deliri shkarashkrrues, reagimi më i sinqertë i ëhstë dukur ai i Nexhmije Hoxhës”. Të gjitha këto i thotë në shkrimin e tij me titull ‘Të gjithë ata e fyen Vaçen’ (mund ta lexoni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2014/02/11/te-gjithe-ata-e-fyen-vacen/).

Ndërsa Ardian Vehbiu ka vënë re që “ikja e Vaçe Zelës, si mrekulli alkimike, bashkoi në dhimbje, nostalgji dhe lavde të pabashkueshmit – të themi, Edison Ypin dhe Nexhmije Hoxhën”. Por në shkrimin e tij ‘Si kitara’, të publikuar në blogun ‘Peizazhe të Fjalës’, ai përpiqet të nënizojë të njëjtën gjë si dhe Bushati (një saktësim: shkrimi i Vehbiut është shkruar para atij të Bushatit), faktin pra që Vaçe Zela nuk mund të shkëputet nga koha kur ka jetuar. Prandaj shkrimin e mbyll me frazën: Kur flasim për Vaçen zog këngëtar, le të mos humbim sysh kafazin që ia mbyllte fluturimin. Të plotë, artikullin e Vehbiut mund ta ndiqni në linkun http://peizazhe.com/2014/02/10/si-kitara/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>&quot;Nuk mund te shkeputet nga koha kur ka jetuar&quot; &nbsp;Bukur, shume bukur! &nbsp;O hipokrizi kozmike e analisteve dhe gazetarevef! &nbsp; Po kur keto sentenca thuheshin ne kohen e rregjimit popullor e flitej per kufizime te kohes dhe te kushteve per personalitete te kohes se kaluar, perse ju analiste dhe gazetare hidheni si pordha neper breke? &nbsp;Vacja u kendoi popullit dhe atdheut; &nbsp;partite, rregjimet, pordhacet dhe analistet ndryshojne dhe vdesin por kurre nuk vdes populli dhe atdheu, kjo eshte arsyeja(dhuntine e zerit e perdori ashtu si duhet dhe jo per te derrderritur neper mikrofone dhe opinione) qe Vace Zela &nbsp;nuk vdes kurre dhe ka bere me zemer ca Busheter e ca Vebira.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.