Reuters: janë mijra të huaj të përfshirë në luftën civile siriane; mes tyre dhe ballkanas

Ja disa të dhëna nga konflikti në Siri: “Janë 3,300-11,000 luftëtarë nga më shumë se 70 vende të botës, përfshirë dhe europiano-perëndimorë që u janë bashkuar rebelëve sirianë kundër presidentit Bashar al-Assad, familja e të cilit ka mbi 40 vjet që sundon në Siri; janë vrarë deri më tani 100 mijë vetë gjatë luftës civile atje; 80% e luftëtarëve të huaj janë arabë e europianë; por ka edhe militantë nga Azia, Amerika e Veriut, Afrika, vendet e ish BRSS-së dhe Ballkani; kontingjentet më të mëdha perëndimore vijnë prej Francës e Britanisë së Madhe, pothuaj 18% e të gjithë luftëtarëve të juaj; afro 60% janë nga Lindja e Mesme; ka dhe mijra militantë të tjerë që kanë shkuar për t’u rreshtuar me Assad-in.”
Këto të dhëna janë të publikuara nga Reuters-i, i cili nga ana e vet i ka marrë nga një qendër studimore. Bie në sy që militantët ballkanas nuk llogariten si europianë perëndimorë; nuk përmenden kombësitë e tyre, gjithashtu. Por mediat tona kanë raportuar mbi një numër të konsiderueshëm shqiptarësh që janë përfshirë në atë konflikt. Disa syresh kanë dhënë dhe jetën.
Re.Pu.
Add new comment