Lëvizje pa viza edhe mes Kosovës dhe Maqedonisë

Postuar në 12 Shkurt, 2014 06:51

Gazeta “Express” njofton se që nga muaji mars e tutje mes Kosovës dhe Maqedonisë do të aplikhet lëvizja e lirë pa viza, por vetëm me letërnjoftime.  Ky është një hap më tej në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, i bërë i mundur falë shpërndarjes edhe në Kosovë të dokumenteve biometrike.  Kosova është pika e fundit  në rajon për të drejtat e lëvizjes, kjo si pasojë e problemit politik të njohjes së saj si shtet. Ndërkohë në rajon është liberalizuar thuajse plotësisht lëvizja, përveç  atyre vendeve që janë anëtarë të BE-së e ku zbatohet procedura standard e unionit.

s.z 

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Lëvizje pa viza mes Kosovës dhe Maqedonisë? Ka vite që ekziston, nuk përbën asnjë lajm. Ajo që doni të thoni është ndoshta &quot;lëvizje pa pasaportë&quot;, vetëm me letërnjoftim.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.