Takimi i Ramës me “institucionet e pavarura” për bashkëpunim kundër korrupsionit?! Për dy prej tyre e majta kërkon shkarkim

Ishte një takim interesant ai i kryeministrit sot me krerët e institucioneve të pavarura në vend, ku shoqërohej nga Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi. Në këtë takim shumë formal, sipas njoftimit zyrtar “u diskutua mbi forcimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese dhe Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit. Gjatë fjalës së tij Kryeministri theksoi rëndësinë e pasjes së një bashkëpunimi sa më efikas për të garantuar një proces të konsoliduar të shkëmbimit të informacionit dhe për të rritur forcën ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të çfarëdo niveli. Për më tepër, Qeveria së bashku me institucionet e pavarura duhet të ndërmarrin veprime në unison për të adresuar probleme kyçe të axhendës evropiane me qëllim anëtarësimin e afërt në BE”. Po kështu edhe krerët e institucioneve të pavarura ranë dakord për shtimin e bashkëpunimit. Por cilët ishin të pranishmit? Gjithë krerët e emëruar nga mazhoranca e mëparshme: Kryeprokurori Adriatik Llalla, Kreu i SHISH-it Visho Ajazi, Kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi, Nënkryetari i KLD-së Elvis Çefa, si dhe kryeinspektorja e ILDKP Xhuka. Të paktën për dy prej tyre, Ajazin dhe Xhukën, mazhoranca e majtë ka kërkuar dhe po përgatit shkarkimin nga detyra.
a.k
Add new comment