Arkiv-Lajme

Kosova do ketë në qershor zgjedhje parlamentare

Postuar në 15 Shkurt, 2014 03:01

Televizioni Top-channel raporton nga Kosova se kjo e fundit po bëhet gati të shkojë në zgjedhje. Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka pasur një takim të premten me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, dhe në këtë bisedë ëhstë folur për reformën zgjkedhore e për zgjedhjet e ardhshme, që do të bëhen këtë verë. Ja ajo që raporton Top-i:

SHBA, qeveria udhëzon bankat të pranojnë depozita nga shitësit e marijuanës

Postuar në 14 Shkurt, 2014 16:47

Bankat e kuptojnë pa asnjë paragjykim zhvilimin. Ose më mirë prirjen. Dhe nën një 'instinkt' të tillë ndoshta, bankat në SHBA do të pranojnë para edhe nga shitësit e marijuanës. BBC-ja njofton se lidhur me këtë çështje ka edhe një udhëzim të qeverisë, e cila sugjeron që depozitat nga shitësit e marijuanës të pranohen. (http://www.bbc.co.uk/news/world-us-canada-26200390)

Gilman Bakalli qorton të vetët (shkodranët), dhe u kërkon të heqin dorë nga llastimet

Postuar në 14 Shkurt, 2014 14:39

Në një portal të ri, shkodrapress.com, Gilman Bakalli ka shkruar një artikull mbi “shkodranët e llastuar”, dhe nëpërmjet tij na ka bërë me dije se në qytetin e tij ka pasur e ka një lloj diskutimi mbi përfshirjen e shkodranëve në qeverisjen qëndrore, dhe mbi cilësinë e kësaj përfshirje. Bakallit nuk i pëlqen fakti që shkodranët, në vlerësimin e kësaj përfshirje, kanë ende tre kritere meritokratike disi të veçanta: duhet me qenë ‘shkodran’, ‘antikomunist’ dhe nga ‘familje e madhe’.

Presidenti i FIAT-it, John Elkann studentëve: Të rinjtë janë përtacë, jo të papunë

Postuar në 14 Shkurt, 2014 13:19

Presidenti i FIAT-it, John Elkann ka bërë një takim me student të Sondria-s, dhe aty nuk ka hezituar që papunësinë e të rinjve ta lidhë edhe me përtacinë e këtyre të fundit. “Shumë të rinj nuk dinë të shfrytëzojnë rastin, oportunitetet, dhe kjo ndodh ngaqë nuk kanë ambicje, u pëlqen të rrinë në shtëpi.

“Nuk ka vende pune”, i tha një student. “Jo, s’është e vërtetë, oferta është, por nuk ka kërkesë për vende pune”, ia kthen Elkann-i. “E pastaj, sikur të isha në vendin tuaj, nuk do kërkoja punë, por do hapja vende pune, do ngrija aktivitete të reja”, ka shtuar ai.

Në një debat radiofonik në Zvicër kosovarët cilësohen ‘hajdutë’; Reagon ambasada e Kosovës atje

Postuar në 14 Shkurt, 2014 11:46

Me sa duket, nuk po fryjnë erëra të mbara për emigrantët në Zvicër; sidomos për emigrantët që janë ekstrakomunitarë; e sidomos akoma për shqiptarët, të cilët vijojnë të kenë probleme imazhi. Të nesërmen e votimit referendar lidhur me caktimin e kuotave të emigrantëve që do të lejohen të vënë këmbë në Zvicër, në radion ‘Radio Suisse Romande’, në programin e mëngjesit të kësaj radioje, gjatë një debati, njëri nga të ftuarit, ka bërë një fyerje në adresë të kosovarëve në Zvicër. Ka qenë duke folur për këta të fundit, dhe i ka quajtur "hajdutë kosovarë".

A do të jetë Matteo Renzi kryeministri i ri i Italisë?

Postuar në 14 Shkurt, 2014 08:47

Presidenti italian, Georgio Napolitani ka nisur konsultimet për formimin e qeverisë së re pas dorëheqjes së kryeministrit, Enrico Letta.Posti pritet t’i ofrohet 39-vjeçarit Matteo Renzi, që mban aktualisht detyrën e kreut të bashkisë së Firencez.Letta u rrëzua me votim brenda Partisë Demokratike me kërkesë të Renzi-t.Matteo Renzi është një politikan në ngjitje. Ai është karizmatik, i zgjuar dhe sipas fjalëve të tij dhe “shumë ambicioz”. Kjo është pjesë e tij e fortë, por ai ka edhe dobësi.Deri tani ai ka pasur karrierë vetëm në politikën lokale, në vendlindjen e tij Firence.

A mund të ketë transport normal të qytetarëve?

Postuar në 14 Shkurt, 2014 07:20

Transporti publik në vendin tonë pas mbi 24 vjet në koas dhe qindra jetë të humbur është bërë çështje kryesore e qeverisë.Ministri i Brendshëm dhe ai i Transportit janë takuar me përfaqësues të grupeve të interesit të transportit ndërqytetas dhe urban.Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë theksuar se, siguria e qytetarëve nuk negociohet. “Askush nuk mund të vërë në diskutim mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptarë, ndaj ju ftoj ta shohim çështjen pa motiv politik”, tha Tahiri.“Ky problem po politizohet në mënyrën më të keqe të mundshme, dhe

Media në Greqi e Bullgari janë më të këqijat e BE-së

Postuar në 14 Shkurt, 2014 05:48

Ne raportuam rezultatet e studimit të organizatës ‘Reporters Without Borders’ lidhur me lirinë e shtypit nëpër botë, dhe nënvizuam që Shqipëria kish bërë disa hapa para (gjithnjë, sipas kësaj organizate). Por raporti, që ndjek abuzimet në shtyp, pluralizmin e tij,pavarësinë editoriale, autocensurën, kornizën legjislative, transparencën, etj, ka dhe përfundime të tjera. Fjala vjen, brenda BE-së, është Bullgaria e Greqia që janë në fund të listës. Greqia e Bullgaria janë në vend të 99 e të 100 ndër 180 vende, poshtë disa tjerave që nuk janë anëtarë të BE-së, si Kirgistani, Liberia, etj.

Avokati grek: Shteti grek do me çdo kusht "kokën" e Ilir Kupës

Postuar në 14 Shkurt, 2014 05:05

Sakis Kechagioglou është avokati i Ilir Kupës. Ai është grek dhe njihet si “mbrojtës” i shqiptarëve. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Kechagioglou, tregon gjithçka di në lidhje me shqiptarët e arratisjes së bujshme të Trikallas, ndërsa saktëson se në lidhje me ekstradimin e tij në drejtim të Athinës, nuk është ai personi juridik që mund ta mbrojë dhe as drejtësia greke autoriteti që vendos: “Kjo është përgjegjësi e shtetit shqiptar dhe punë e avokatit të tij personal”!“Të gjithë ata që u arratisën janë të domosdoshëm për drejtësinë greke, më saktë për policinë.

Tani në Lazarat arrestohen dhe për kokainë

Postuar në 14 Shkurt, 2014 04:53

Lazarati është kthyer në një shqetësim ndërkombëtar tashmë, siç edhe tha Drejtori i Marrëdhënieve për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Jonathan Moore . Shkaku dihet.Por policia në Gjirokastër thotë se ka arrestuar sot një 31-vjeçar, me dyshimin se shpërndante kokainë në “kryeqendrën” e hashashit në vend.  Burime të policisë informuan se në kuadrin e operacionit “Furnitori”, shtetasi Klaudio Tola u arrestua në dalje të Lazaratit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme