Gilman Bakalli qorton të vetët (shkodranët), dhe u kërkon të heqin dorë nga llastimet

Postuar në 14 Shkurt, 2014 14:39

Në një portal të ri, shkodrapress.com, Gilman Bakalli ka shkruar një artikull mbi “shkodranët e llastuar”, dhe nëpërmjet tij na ka bërë me dije se në qytetin e tij ka pasur e ka një lloj diskutimi mbi përfshirjen e shkodranëve në qeverisjen qëndrore, dhe mbi cilësinë e kësaj përfshirje. Bakallit nuk i pëlqen fakti që shkodranët, në vlerësimin e kësaj përfshirje, kanë ende tre kritere meritokratike disi të veçanta: duhet me qenë ‘shkodran’, ‘antikomunist’ dhe nga ‘familje e madhe’.

Dhe shkruan Bakalli: “E vështirë ta kënaqësh stomakun e shkodranit të llastuar, i cili, herë kërkon thjesht përfaqësim sasior në qeveri dhe, sapo kjo arrihet, (aktualisht kemi 2 ministra dhe 3 zv.ministra nga Shkodra) ia behin gjykimet me përbërësit e lartpërmendur. Ministrat Bushati dhe Beqja janë shkodranë, janë profesionistë, por duhen hedhur poshtë si bij komunistësh; zv.ministri Çuni është shkodran, është profesionist, por nuk rrjedh nga një ‘familje e madhe’; zv.ministri Radovani është shkodran, është antikomunist, është familje e madhe, shkurt: i ka të gjithë përbërësit që kërkon stomaku delikat i shkodranit, por, aimè, është lidhur me ‘të gabuarit’.”

Dhe vijon më tej me një ton tepër kritik: “Sa herë që politika është përplasur me qytetarinë shkodrane, ajo (politika) ka dalë fitimtare duke i shkërmoqur të gjitha cilësitë e mira të këtij kodi të brishtë dhe efemer. Edhe sa vite duhej të rrinte në pushtet znj. Topalli për të na bindur se ‘qytetaria shkodrane’ nuk ishte virtyti i saj në këtë politikë? Ende s’e kanë kuptuar shkodranët e llastuar se sa imune është real-politika ndaj vlerave që mbart ky kod?”

Artikulli i plotë i Bakallit, që duket sikur ka një natyrë lokale, por ngre një problem që verifikohet dhe në zona të tjera ‘të llastuara’ të Shqipërisë, mund të lexohet në linkun http://www.shkodrapress.com/index.php?option=com_k2&vieë=item&id=92:gilman-bakalli-shkodran%C3%AB-t%C3%AB-llastuar&Itemid=613

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by gjoni (not verified) on

<p>respublica, e keni botuar njehere kete artikull qe kur ka dale tek mapo....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.