Avokati grek: Shteti grek do me çdo kusht "kokën" e Ilir Kupës

Sakis Kechagioglou është avokati i Ilir Kupës. Ai është grek dhe njihet si “mbrojtës” i shqiptarëve. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Kechagioglou, tregon gjithçka di në lidhje me shqiptarët e arratisjes së bujshme të Trikallas, ndërsa saktëson se në lidhje me ekstradimin e tij në drejtim të Athinës, nuk është ai personi juridik që mund ta mbrojë dhe as drejtësia greke autoriteti që vendos: “Kjo është përgjegjësi e shtetit shqiptar dhe punë e avokatit të tij personal”!“Të gjithë ata që u arratisën janë të domosdoshëm për drejtësinë greke, më saktë për policinë. Iliri u kthye në qëllimin kryesor të tyre pasi Iliri i vetëm iu iku. Gjithë policia greke e ndoqi për ditë me radhë dhe ju e dini se ajo ndjekje u fry shumë dhe pati shumë sensibilizim edhe në opinionin vendas. Gjithçka u përcoll me shumë bujë dhe policia dështoi në lidhje me arrestimin e tij, ndaj edhe e duan Ilirin. Kam bindjen se ata e kërkojnë me çdo kusht edhe për të mësuar të vërtetat e arratisjes së tyre dhe se gjithçka që është thënë atje nga policia janë në dëm të tij”, shprehet Kechagioglou. Intervista e plotë:http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=40440&kat=87 S.S
Add new comment