A do të jetë Matteo Renzi kryeministri i ri i Italisë?

Postuar në 14 Shkurt, 2014 08:47

Presidenti italian, Georgio Napolitani ka nisur konsultimet për formimin e qeverisë së re pas dorëheqjes së kryeministrit, Enrico Letta.Posti pritet t’i ofrohet 39-vjeçarit Matteo Renzi, që mban aktualisht detyrën e kreut të bashkisë së Firencez.Letta u rrëzua me votim brenda Partisë Demokratike me kërkesë të Renzi-t.Matteo Renzi është një politikan në ngjitje. Ai është karizmatik, i zgjuar dhe sipas fjalëve të tij dhe “shumë ambicioz”. Kjo është pjesë e tij e fortë, por ai ka edhe dobësi.Deri tani ai ka pasur karrierë vetëm në politikën lokale, në vendlindjen e tij Firence. Ai kurrë nuk është zgjedhur në parlament dhe nuk ka mandat popullor.Sipas sondazheve, shumë italianë nuk do të preferonin që ai të merrte drejtimin e qeverisë.  S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.