Media në Greqi e Bullgari janë më të këqijat e BE-së

Postuar në 14 Shkurt, 2014 05:48

Ne raportuam rezultatet e studimit të organizatës ‘Reporters Without Borders’ lidhur me lirinë e shtypit nëpër botë, dhe nënvizuam që Shqipëria kish bërë disa hapa para (gjithnjë, sipas kësaj organizate). Por raporti, që ndjek abuzimet në shtyp, pluralizmin e tij,pavarësinë editoriale, autocensurën, kornizën legjislative, transparencën, etj, ka dhe përfundime të tjera. Fjala vjen, brenda BE-së, është Bullgaria e Greqia që janë në fund të listës. Greqia e Bullgaria janë në vend të 99 e të 100 ndër 180 vende, poshtë disa tjerave që nuk janë anëtarë të BE-së, si Kirgistani, Liberia, etj. Greqia ka humbur 50 vende në klasifikim gjatë pesë viteve të fundit. Keq është gjendja edhe në Kroaci e Hungari, por është gjithsesi më e mirë se në dy vendet në fjalë.

Vendet më të këqija përsa i takon lirisë së medias janë Eritrea, Korea e Veriut, dhe Turkmenistani. Ndërsa më të mirat janë Finlanda, Norvegjia e Holanda.

 

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.