Tani në Lazarat arrestohen dhe për kokainë

Postuar në 14 Shkurt, 2014 04:53

Lazarati është kthyer në një shqetësim ndërkombëtar tashmë, siç edhe tha Drejtori i Marrëdhënieve për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Jonathan Moore . Shkaku dihet.Por policia në Gjirokastër thotë se ka arrestuar sot një 31-vjeçar, me dyshimin se shpërndante kokainë në “kryeqendrën” e hashashit në vend.  Burime të policisë informuan se në kuadrin e operacionit “Furnitori”, shtetasi Klaudio Tola u arrestua në dalje të Lazaratit. Në zotërim të tij u zbuluan 100 gramë kokainë, të cilën dyshohet se Tola e shiste në fshat, raporton “Top Channel”. Klaudio Tola u arrestua një ditë pasi në qytetin e tij të origjinës, në Vlorë, u ndaluan dy tonë kanabis, të dyshuar si me prejardhje nga Lazarati. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.