Presidenti i FIAT-it, John Elkann studentëve: Të rinjtë janë përtacë, jo të papunë

Presidenti i FIAT-it, John Elkann ka bërë një takim me student të Sondria-s, dhe aty nuk ka hezituar që papunësinë e të rinjve ta lidhë edhe me përtacinë e këtyre të fundit. “Shumë të rinj nuk dinë të shfrytëzojnë rastin, oportunitetet, dhe kjo ndodh ngaqë nuk kanë ambicje, u pëlqen të rrinë në shtëpi.
“Nuk ka vende pune”, i tha një student. “Jo, s’është e vërtetë, oferta është, por nuk ka kërkesë për vende pune”, ia kthen Elkann-i. “E pastaj, sikur të isha në vendin tuaj, nuk do kërkoja punë, por do hapja vende pune, do ngrija aktivitete të reja”, ka shtuar ai.
Një student ish më konkret se të tjerët: “Unë po studjoj në degën elektrike; kur të mbaroj, do ketë vend për mua në FIAT?” Përgjigjia nuk ishte shumë inkurajuese: “Mbaro studimet në fillim, mbaroji dhe mirë, e pastaj flasim”. Një tjetër, tentoi ta zhvendoste bisedën, dhe iu drejtua Elkann-it me fjalët: “Pse duhet të punojë akoma dikush si ju që i ka punët në terezi?” Përgjigja ishte e pritshme: “Unë punoj, se dua të bëj gjëra; të bësh gjëra ta bën jetën më interesante se të pushosh gjithë jetën”.
Elkann-i është kritikuar për këto qëndrime nga një numër politikanësh të së majtës e të Legës së Veriut.
Re.Pu.
Comments
quhet Sondrio dhe e njoh mire
<p>quhet Sondrio dhe e njoh mire kete qytet,ka nje dege te universitetit mjekesor te Milanos per infermiere, 2 ore larg mbi Milano.Ky Elkani eshte per te dhene mend,se ka te ngjare qe as kepucet di ti lidhe vete.Arrogance trashegimtaresh pasanike.Ne fakt nuk do ishte ky president i Fiat,mirepo vdiqen kusherinjte e tij me mbiemrin Agnelli dhe u doli rrisku ketyre.Keta jane ne gjyq me nenen e tyre Marella,qe eshte e bija e Agnellit per pune pasurie.Imagjino se kush jep mend.Ne fakt shteti italian i ka dhene miliarda kredi pa interes Fiat-it,keta palaço i investonin ne fusha te tjera jashte kufijve dhe tani e hoqen fare qendren ekzekutive nga Italia per motive fiskale.Eshte rasti tipik i kapitalizmit te paskrupullt.</p>
Add new comment