Apel edhe nga ndërkombëtarët për reformën territoriale

Për reformën territoriale është prononcuar sot edhe zv. presidenti i Parlamentit Evropian Gianni Pittella. Në një takim me kryeministrin Edi Rama, Pittella ka apeluar për pjesëmarrje të opozitës në komisionin përkatës, pasi sipas tij kjo është një çështje që nuk lidhet me interesat vetëm të një pale. “Opozita po mban një qëndrim të gabuar ndaj reformës administrative- territoriale. I bëj apel opozitës shqiptare të ndryshojë qëndrim pasi integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është as e qeverisë, as e opozitës, por e të gjithë shqiptarëve”, tha Pittella. Ndërkohë një tryezë është duke u zhvilluar tani për çështjen e reformës territoriale. Në këtë takim, ministri Bledar Çuçi ka deklaruar se qëndrimi i Partisë Demokratike nuk është konsistent, pasi sipas tij, kjo parti e ka futur në program qeverie në vitin 2005 këtë reformë. Ndërkohë sipas këtij titullari, reforma është e nevojshme edhe si politikë zhvillimi, pasi kjo ndarje e tanishme ka fragmentarizuar shumë territorin.
s.z
Add new comment