Kosova të anëtarësohet në NATO. 40 kongresmenë i shkruajnë presidentit Obama

Megjithëse janë zhvilluar disa raunde negociatash me Serbinë, Beogradi bëjnë lojra fjalësh kur vjen puna për njohjen zyrtare të shtetit të Kosovës. Ekziston edhe një frikë se anëtarësimi i shpejtë i Serbisë në BE, megjithë kushtin e fortë të Brukselit për njohjen e Kosovës, mund të sjellë një situatë ku Serbia të pengojë hapat integrues të Prishtinës. Por ka dhe një rrugë tjetër për pranimin dhe njohjen si të barabartë të shtetit të ri: nën iniciativën e Eliot Engel-it (foto), 40 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Presidentit Barack Obama, nëpërmjet sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry-t, në të cilën kërkohet që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. Letra është e nënshkruar nga 40 kongresmenë dhe nis me sqarimet e kongresmenit Eliot Engel. Në të shkruhet: “Teksa i afrohemi Samitit të NATO-s për vitin 2014, është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështesin aspiratat e shteteve që duan integrim në aleancë. Ju rekomandojmë të punoni me aleatët tanë të NATO-s në Kosovë. Kjo e fundit në shkurt feston gjashtëvjetorin e pavarësisë dhe është një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara. Ne kërkojm t’i bashkëngjitet fqinjëve të saj si anëtare në Partneritetin për Paqe, e në këtë mënyrë t’i hapet edhe rruga për anëtarësim në NATO”, shkruan letra.
Letra është nënshkruar nga kongresmenët:
Eliot L.Engel, Michael R. Turner, Bill Keating, Doug Lamborn, Mike Michaud, John Shimkus, Tom Cotton, Gary Peters, Mo Brooks, Paul Cook, Robert B. Aderholt, Alcee L. Hastings, Adam Kinzinger, Bill Shuster, Madeleine Z. Bordallo, Jim Bridenstine, William Enyart, Trent Franks, Tom Marino, Eddie Bernice Johnson, Albio Sires, William Lacy Clay, Mark Meadows, Brett Guthrie, Candice S. Miller, Bill Pascrell, Tom Latham, Jeff Miller, John Larson, Steve Stivers, Alan Lowenthal, Billy Long, Ami Bera, Gregory W. Meeks, Brian Higgins, Grace Meng, Bennie G. Thompson, Kerry Bentivolio, Gerry Connolly, Frank Wolf.
a.k
Add new comment