Nëntëdhjetë e shtatë përqind???

Postuar në 08 Shkurt, 2014 08:04

Në një e-mail të shpërndarë nga adresa zyrtare e Këshillit të Ministrave, rikthehet pretendimi se 97% e shqiptarëve përfitojnë nga “taksimi I ndershëm”. E-maili fillon me frazën: “Në këtë filim muaji, 97% e qytetarëve shqiptarë prekën përfitimin nga sistemi i ri fiskal, taksimi i ndershëm”. Ky pretendim ishte prominent në fillimet e prezantimit të paketës së re fiskale në nëntorin e kaluar, por u ndryshua pas një sërë sfidash që iu bënë në media dhe parlament. U kalua nga 97% e shqiptarëve, në 97% të të punësuarve.

Por sa shqiptarë kanë përfituar realisht nga “taksimi I ndershëm”? Duke presupozuar se rritja e taksës së karburanteve etj. nuk kanë ndikuar në xhepat e shqiptarëve (një presupozim jorealist ky), I bie që nga “taksimi I ndershëm” të kenë përfituar të punësuarit që e kanë pagën mujore 300-1300 mijë lekë të vjetra. Këta punonjës, sipas një prezantimi nga Arben Ahmetajt në dhjetor, kapin shifrën 200 mijë. Ndërsa sipas shifrave të fundit të INSTAT-it, numri total I të punësuarve (përfshirë gjysëm million të vetëpunësuar në bujqësi) arrin shifrën 940 mijë. Pra vetëm 20% i të punësuarve kanë përfituar nga “taksimi I ndershëm”, duke presupozuar se rritja e taksës së karburanteve etj. nuk kanë ndikuar për keq në xhepat e tyre…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Keshtu eshte kur llogarite i ben nje i diplomuar ne gjuhe te huaja ndersa ekonomistet me eksperience e pa lidhje&nbsp; politike jane te papune.</p>

Submitted by arvanites (not verified) on

Kisha i pytje per Z. Zaloshnja. Ne rast se nje bizenes ka xhiro 10.000.000 (dhjete milion leke te reja) tatimi mbi fitimin eshte 15%. Nje bizenes qe ka xhiro 7.000.000 (leke te reja) tatohet me 7.5%. Doja te dija ne rastin e biznesite me 10.000.000 leke xhiro, a do tatohet e gjithe kjo shume me 15% apo do tatohet vetem 2.000.000 leke me 15% dhe 8.000.000 leke me 7.5%.
Faleminderit.

Submitted by respublica (not verified) on

Tatimi 15% mbi te gjithe fitimin, por fitimi mund te jete edhe zero, ne qofte se xhiro baraz me shpenzimet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.