Është e enjte, ka seancë parlamentare live në TV; o burra ta ndjekim!!!

Postuar në 09 Shkurt, 2014 04:29

Në një shkrim me titull “Jemi në krizë të vazhdueshme”, Ilir Yzeiri i rikthehet argumentit të transmetimit live nga të gjitha televiozionet tona lokale e kombëtare të seancave parlamentare, të cilat ai i quan “gjënë më të rëndë, më banale, më të dënueshme”. Dhe vijon: “Njerëzit këtu te ne janë robër të ekranit të vogël, sepse jeta jashtë shtëpisë nuk ekziston. Nuk ka teatër, nuk ka kinema, nuk ka forma të tjera zbavitjeje. Format e zbavitjes në Shqipëri kanë mbetur kafehanet me tym duhani, restorantet, lojërat e fatit, lokalet e basteve dhe televizioni. Meqenëse televizionet janë forma më mediokre e ekzistencës së jetës në demokraci, ato për të përmbushur programet dhe pritshmëritë e publikut që kërkon sherr, ndeshje, sharje dhe fyerje e lidhin transmetimin me Kuvendin dhe këtu merr fund gjithçka. Ne nuk kemi institucione që të penalizojnë këta operatorë për shkak të deformimit të programacionit dhe për shkak të përhapjes së një ndotjeje të rëndë akustike siç janë tingujt me erë barut që vijnë nga Kuvendi i Shqipërisë”.

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/02/09/jemi-ne-krize-te-vazhdueshme/

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.