Një në tre italianë thonë se “seksi mes një të rrituri e një mituri është ok”

Agjencia e famshme e sondazheve ‘Ipsos’ ka kryer një studim për hesap të organizatës joqeveritare ‘Save the Children’, dhe i ka shokuar italianët me një nga rezultatet që kanë të bëjnë me këtë vend. Gati 1/3 e të rriturve atje janë me idenë se një kontakt seksual mes njërit syresh e një të mituri (një personi nën moshën 18 vjeç) është një gjë e pranueshme. Ndërsa ata që nuk e mendojnë këtë punë kështu janë me idenë se fajin për marrëdhënie të tilla e kanë të rriturit, s’ka gjë se nuk përjashtojnë nga përgjegjësia as adoleshentët. Një italian në dhjetë mendon se janë këta të fundit që e kërkojnë këtë kontakt. Kjo vjen ngaqë të rinjtë e sotëm janë më të shkathët, me përvoja seksuale qysh në moshë të hershme, dhe nën ndikimin e rrjeteve sociale e të siteve pornografike.
Sidoqoftë, ajo që ka goditur opinionin italian është – përsërisim – fakti që një në tre vetë atje thonë se “seksi mes një të rrituri e një të mituri nuk është ndonjë problem”.
Re.Pu.
Add new comment